• |
ide | kryesore

Zvicra fiton Eurovision 2024

Arkiva, Lajme, Të fundit


Zvicra ka fituar Eurovisionin për vitin 2024. Përfaqësuar nga Nemo, një muzikant i njohur në Zvicër, kënga me titullin “Kodi” kombinon tri zhanre – opera, rap dhe drum’n’bass. Vendin e dytë e ka marrë kënga e Kroacisë  “Rim Tim Tagi Dim”, ndërsa Ukraina është pozicionuar në vend të tretë.

Finalja e Eurovisionit këtë vit është shoqëruar me shumë polemika pas pjesëmarrjes së Izraelit në këtë festival muzikor. Protesta të shumta e kanë shoqëruar këtë eveniment. Mijëra vetë në Malmoe kërkuan këto ditë përjashtimin e Izraelit për shkak të ofensivës në Gaza. Ndërkohë kujtojmë që Shqipëria me këngën “Titan” të Besës nuk arriti të kualifikohej në finale.

Eurovizioni këtë vit u mbajt në Malmo të Suedisë pasi Loreen vitin e kaluar fitoi me këngën ‘Tattoo’. Kjo artiste edhe në vitin 2012 i solli fitoren Suedisë me këngën ‘Euphoria’, duke u bërë artistja e dytë në historinë e festivalit që fitoi dy herë.


10 Comments

  1. Nuk e fitoi Zvicra por shoqata BQ 17 maji, ku bejne pjese edhe keta te jurise sone. Si kenge nuk kishte asnje vlere e nuk do e mbaje mend kush, por si edhe Concita e para ca viteve, merr mbeshtetjen e “motrave” nga gjithe jurite

    1. Jetojme epoken e bythqimerise paneuropiane edhe shqiperia do i bashkangjitet ktyre vlerave me bollek europiane ndryshe nuk marim fonde bythqishmerie, fati jone kemi nje konçite 2 metra kryeministre qe na drejton ne perversitetin tone te perditshem ne cdo vrime e fushe te jetes

  2. Ka humbur bukuria e konkursit te kenges ne Eurivision, per fat te keq, tani eshte tjeter konkurs, ai i ngjyrave te ylberit.

  3. Festivali i bythqireve! Se marr vesh ketyre taneve ca u pelqeu ne kete kenge qe dhane 12 pike! Apo fustani dhe getat qe kishte veshur ai boti.

  4. Ka pasur në historinë e muzikës vokale operistike, një krizë të mbivlerësimit të virtuozitetit vokal të këngëtarëve, në dëm të vlerave të melodisë të mbështetur tek emocionet e idetë..
    Kjo solli një dekadencë të muzikës operistike.
    Meqë mjeshtëria vokale arriti në kulmet e virtuozitetit, kompozitorët e operave filluan të shkruajnë arie virtuoze për të nxjerrë në pah aftësitë vokale të këngëtarëve e jo subjektin dramatik të operas.
    Ndryshe nga muzika vokale operistike që ka pasur e ka një rreth më të kufizuar ndjekësish, gjinia e këngës, për thjeshtësinë e saj , është bërë zhanri më i përhaput tek të gjithë njerëzit, edhe për faktin se këngët mund të këndohen nga kuzhdo , kurdoherë e kudo.
    Por kënga ngelet këngë që mund të këndohet nga kuzhdo e kudo, vetëm nëse në qendër të saj dominon motivi melodik.
    Nëse tek kënga merr prioritet ritmi apo ritmika e deklamacionit poetik (modeli i këngës rap), koreografia, skenografia, efektet maramendëse të dritave, të modeleve seksisre të veshjeve e ngjyrave të tyre e deri ulërimave , , nuk kemi të bëjmë më me muzikë po me propogandë komerciale të shitjes së saj, duke ndikuar shumë keq në shijet estetike muzikore tek brezi i ri.
    Kjo lloj muzike e bën njëlloj efektin negativ tek fëmijtë e të rijtë, si bullizmi në rrjetet sociale kompjuterike.
    Siç e përmenda në krye, kënga këndohet kudo e kurdo.
    A mund të përfytyrojmë që një këngë se ajo që u vlerësua me çmimin e parë në festivalin europian të këngës, të këndohet nga një familje gjatë një udhëtimi me makinë apo gjatë nje feste familjare ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *