• |
ide | kryesore

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve, nga sot drafti diskutohet në komisione parlamentare

Lajme, Të fundit


Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet në komisionet parlamentare, duke filluar nga dita e sotme. Nga ky vendim do të përfitojnë shqiptarët që jetojnë në Itali, por edhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri. Drafti në fjalë pritet që të prezantohet në komisionin e Ekonomisë dhe Financave si dhe në atë të Politikave të Jashtme, nga ekspertët.

Dy ministrat, ai shqiptar, Igli Hasani dhe ai i Italisë Antonio Tajani firmosën marrëveshjen më 6 shkurt të këtij viti. Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet, dhe sigurimin e papunësisë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *