• |
ide | kryesore

Presidentja e KE-së: Maqedonia e Veriut duhet të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Lajme, Të fundit


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas deklaratës së presidentes së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila nuk e përmendi emrin e plotë të shtetit që pritet ta drejtojë për pesë vjetët e ardhshme, duke iu referuar si “Maqedoni”.

Presidentja, Von der Leyen ka pohuar se Maqedonia e Veriut duhet t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e saja për rrugën e integrimeve evropiane.

“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës”, ka thënë Von der Leyen.


1 Comment

  1. Kjo Laja eshte shume e ndjeshme.
    Ama nuk ja heq sanksionet Kosoves dhe nuk I ve sanksione Serbise megjithese I sfidon hapur.
    Pune kurvash evrope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *