• |
ide | kryesore

Takaj kërkon titullin, Shehi nuk ndihet i privilegjuar: flasin protagonistët e Final 4

Sport, Video
Shehi


Shorti i Final 4 ka vënë përballë dy sfidat gjysëmfinale në të cilat Skënderbeu do të sfidojë Partizanin e teknikut Shehi dhe Vllaznia kryesuesit e Egnatias. Asgjë e sigurtë, gjë që e lejon presidentin e bardhekuqve Ardian Takaj të mos hezitojë të kërkojë titullin kampion, edhe pse Skënderbeu i tij është i dënuar: “Ky ishte një vit i bukur bëmë një skuadër me djem të ri dhe të talentuar. Është diçka e madhe për ne dhe qytetin kjo arritje. Kampionati është një gjë e madhe për ne dhe qytetin e Korçës e do të jemi për ta synuar atë. Bëhet një luftë e madhe. Kemi edhe 3 vite nga dënimi, këto janë ndeshje finale nuk kanë të bëjë motivimi për këto ndeshje sdo ndonjë gjë të madhe se dihet. Gjithë ky vit i mundimshëm kurorëzohet në “Air Albania”, deklaroi hapur për mediat.

Nuk ndan të njëjtin mendim ish-kapiteni i tij dhe ish-trajneri gjithashtu Orges Shehi, tani te Partizani. Numri 1 i pankinës kryeqytetase megjithatë nuk mendon se shorti i ka buzëqeshur: “Nuk mendoj që na ka buzëqeshur shorti, ishim koshientë që të 4 skuadrat i kanë shanset e barabarta. Nuk është letra ajo që vendos, por ajo që skuadrat kanë prodhuar dhe dhënë në fushë. Patjetër që luajmë në një stadium që ne e kemi shkelur më shumë se të tjerët, por nuk është determinante”.

Lexo më tejVideo/ Hidhet shorti i Final 4, Partizani gjen rrugën më të ‘lehtë’ për titullin: zbulohen ndeshjet për titullin

Në lidhje me eksperiencën e parë të këtij lloji në pankinë, Shehi më pas shtoi: “Unë mendoj se mund të jetë si një ndeshje Kupe, nuk do të mendojmë që kemi dy rezultate në favor, Skënderbeu është një skuadër e re që të dëmton nga momenti në moment. Pas këtyre fitoreve shpresoj të vazhdojmë në vazhdën e tyre”, përfundoi Shehi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *