• |
ide | kryesore

Zëdhënësi i BE: Deklarata e Davkovës, fatkeqe! Të respektohet “Prespa”!

Arkiva, Lajme, Të fundit


BE-ja, nga qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, pret të përkushtohet rreth të ardhmes evropiane.

Zëdhënësi Peter Stano ka përsëritur pozicionet e BE-së lidhur me kushtet për progresin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve evropiane.

Është komentuar edhe anashkalimi i emrit kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së betimit të Presidentes Siljanovska.

“E patë tuitin e Presidentes Von der Lajen, patë edhe deklaratën e djeshme për paraqitjen fatkeqe të presidentes së re, e cila gjatë betimit, që nuk përmendi emrit kushtetues të vendit.

Ajo që pritet nga Maqedonia e Veriut u tha qartë në raportin e fundit të zgjerimit, ku shkruhet se në pjesën e bashkëpunimit rajonal vendi ka mbajtur raporte të mira me vendet tjera të procesit të zgjerimit dhe ka vazhduar pjesëmarrjen në nismat rajonale.

Marrëveshjet ekzistuese dypalëshe duhet që me vullnet të mirë të implementohen nga të gjitha palët, duke llogaritur edhe Marrëveshjen e Prespës midis RMV-së dhe Greqisë dhe Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë, por edhe protokollet. Këto janë pritjet e BE-së”, tha Peter Stano.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *