• |
ide | kryesore

Peshkaqenët e kredive

Arkiva, Blog, Lajme, Të fundit


Nga Ola Xama

Nuk ka asnjë vlerë sqarimi se sa ishin kreditë me probleme në vitin 2014 dhe sa u ulën. Nuk ka asnjë vlerë të sqarohen masat që u morrën dhe nuk ka asnjë vlerë të shitet për sukses ulja e përqindjes të kredive me probleme.

Pyetja kryesore që shtrohet në këtë mes është se kush fitoi dhe kush humbi nga Plani Kombëtar për Reduktimin e Kredive me Probleme? Nga të dhënat e disponueshme deri në vitin 2020, dimë që bankat e nivelit të dytë i shitën Micro Credit Albania 85 milion euro detyrime, dhe për këtë shumë u paguan 5.2 milion euro. Pra bankat rikuperuan vetëm 6.1% të detyrimeve, shumë që krahasuar me nivelin e fitimeve të tyre ( e pjesëtuar me 16 që ishte numri i bankave në atë vit) është e papërfillshme.

Bankat gjithashtu mbajnë normë më të lartë interesi për kreditë pa kolateral, pikërisht për shkak të riskut që llogaritin te këto produkte. Efekti i humbjes nga kreditë që nuk kthehen, shpërndahet te ato që performojnë mirë dhe për sa kohë sistemi ka patur fiteme, niveli i kredive të këqija nuk ka qënë problem.

Kreditë mund të fshiheshin nga bilanci dhe pa licensuar kompanitë e mbledhjes së borxhit, sepse bankat në vetvete nuk rikuperuan shumë pak. Disa rritën kapitalin dhe s’ folën, pasi askush nuk dëshironte të hapte temën e korrupsionit të kredive.

Prandaj pyetja që duhet të ngrihet është se kush fitoi nga Plani i Masave? Pa dyshim që fituesit do dilnin kompanitë e mbledhjes së borxhit. Deri në vitin 2020, rezulton se vetëm subjekti MCA ka patur një fitim operativ 10.7 milion euro për portofole kredish të blera me çmimin 5.2 milion euro.

Pra rrezikun e ka marrë tjetër kush, humbjet i ka paguar banka dhe klientët e rregullt te amortizimi që i është bërë riskut te norma e interesit, dhe fitimet i merr një subjekt tjetër. A e shpjegon dot kush këtu logjikën financiare? Nëse jo, skema është ndërtuar për përfitime të një grupi njerzish, të cilët duke shfrytëzuar padijen dhe pafuqinë e qytetarëve kanë zhytur mijëra familje në varfëri!


9 Comments

  1. Bravo Ola, je nje grua shume kurajoze dhe e drejte! Populli i thjeshte ndoshta nuk te kupton mire, por elita e njerezve te ndershem te kupton dhe te vlereson me siguri.. Respekte

    1. E keni gabim zoteri. Ja une jam Popull I Thjeshte dhe aspak i ndershem dhe prape e kuptova shume mire Olen

      1. Ke kuptuar një mut!
        Shkrimi është i kuptueshëm vetëm nqs se do të kishte më shumë detaje, përndryshe mund të kuptohet vetëm nga specialistët e Ekonomisë!

  2. Plas te Rithemelimi, Saimir Koreshi: Luan Baçi politikani më i pabesë, ditën prift, natën hoxhë!Jemi bashkuar por dhe ja fusin njeri tjetrin,produkt alla salihBallkoni qe i perdor keto burra si kavie per hallin e familjes se vogel berisha.Ola alla Besijana shkruan sms qe hametaj ja dergon here pas here.

    1. Ah te plast koka o c…merru me luften gjojq brenda pd, ku nje Shqiperi e tere flet me vete nga mjerimi dhe kriza e depresionit

    2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Çfarë fiton ti o idiot nqs se plas në PD, do të të rritet paga, do të jetosh më mirë? apo kur nuk do të ketë opozitë edhe ju debilat patronazhistë nuk do të nevojiteni më, edvin haleja do tju detyrojë të largoheni nga ky vend i mallkuar me debila si ti dembela- kokëtrashë e neokomunistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *