• |
ide | kryesore

Iu bë atentat me armë zjarri, kush është kryeministri sllovak Robert Fico

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kryeministri


Kryeministri Robert Fico, të cilit sot iu be atentat me arme zjarri, është rikthyer në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve të shtatorit, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

59-vjeçari udhëhoqi partinë e krahut të majtë, Smer-SSD, dhe fitoi me premtimet për të ndalur ndihmat ushtarake për Ukrainën, por ka mohuar se është pro-rus.

Fico u detyrua të dorëhiqej si kryeministër pas vrasjes së gazetarit hulumtues Jan Kuciak në vitin 2018.

“Nëse Smeri hyn në Qeveri, nuk do të dërgojmë asnjë municion në Ukrainë”, pati thënë Fico gjatë fushatës.

Ky premtim, dhe zotimi për të refuzuar vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, patën shkaktuar zemërim duke e krahasuar Ficon me kryeministrin populist hungarez, Viktor Orban.

Fico u plagos të mërkurën. Ai është dërguar në spital. Ngjarja ndodhi pas mbledhjes së kabinetit. Dyshohet se ai është plagosur në bark dhe gjoks.


3 Comments

  1. ishte kelysh i Putinit dhe mire ja bene ashtu sic eshte kelysh i serbise Salih plehu dhe duhet ta haje ne balle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *