• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën

Arkiva, Kryesore, Lajme
fico sllovakisë


Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton për jetën pas një atentati që tronditi mbarë Europën pasditen e kësaj të mërkure. Një videoja e fiksuar nga celularët tregon momentin kur 5 të shtëna arme u qëlluan ndaj 59-vjeçarit teksa po shtrëngonte duart me një grup të vogël mbështetësish në qytetin Handlová, rreth 150 km në veri-lindje të kryeqytetit.

Ministri i mbrojtjes i Sllovakisë, Robert Kaliňák u tha gazetarëve se Fico ishte në një gjendje “jashtëzakonisht të rëndë”. Pas 3 orësh e gjysmë në sallën e operacionit, kryeministri ishte ende duke u trajtuar. Mjekët e qytetit Banska Bystrica po bëjnë gjithçka për të mbajtur në jetë kryeministrin i cili pësoi “politraumë të rëndë për shkak të të shtënave”, tha Kaliňák. Ndërsa ministri i Brendshëm, Matush Šutaj Eštok, u tha gazetarëve se “dyshohet se agresori kishte motive politike”.

Autori është duke u mbajtur në paraburgim pasi u ndalua që në vendin e ngjarjes. Mediat e identifikuan atë si Juraj C, një shkrimtar dhe poet 71-vjeçar nga Levice, i cili postuar video në YouTube për dëshirën e tij për të formuar një lëvizje politike. Djali i agresorit i tha gazetës Aktuality.sk se babai i tij kishte leje për mbajtje të armës.

“Nuk kam absolutisht asnjë ide se çfarë synonte babai im, çfarë kishte planifikuar dhe çfarë ndodhi” – citohet të ketë thënë i biri. Një video e postuar në internet tregon autorin duke thënë se ai nuk ishte dakord me politikat e qeverisë, veçanërisht atë që ai e përshkroi si “likuidim të medias”.

Kush është Robert Fico

Fico është një politikan populist veteran. Ai u rikthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve të vitit të kaluar. Suksesi i tij u nxit edhe nga premtimet për të ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën, kritikat ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe fushatat kundër të drejtave të LGBTQ+. Një veteran i politikës sllovake, Fico kishte filluar të përqafonte pozicione ekstreme vitet e fundit, nga kritikat e ashpra ndaj aleatëve perëndimorë e deri te kërcënimet për të vënë veton ndaj çdo ftese të ardhshme për anëtarësim në NATO për Ukrainën.

Muajt e parë të kthimit të tij në pushtet kanë rezultuar të tensionuar dhe polarizues. Mijëra njerëz kanë dalë vazhdimisht në rrugë anembanë vendit për të protestuar kundër planeve të qeverisë për një rishikim të ligjit për mediat që kritikët thonë se do të rrezikojë lirinë e shtypit.

Ngjarja vjen vetëm 3 javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, me sondazhet që sugjerojnë se partitë populiste dhe të ekstremit të djathtë do të kenë mjaft sukses. Burime të “The Guardian” pranë Komisionit Europian thanë se ky sulm rrezikonte të nxiste një dhunë të mëtejshme në të gjithë peizazhin politik. Pak ditë më parë në Gjermani tre zyrtarë të zgjedhur u sulmuan brenda një jave. Kancelari, Olaf Scholz tha se ai kishte mbetur i tronditur nga të shtënat ndaj Ficos.

Reagimet nga brenda partisë së Fico-s në Sllovaki, lanë të kuptohet se incidenti mund të përkeqësojë më tej klimën politike të vendit. Ľuboš Blaha, një ligjvënës me partinë e Ficos vuri në shënjestër kritikët, duke i lidhur ata me sulmin. “Fajin e keni ju, mediat liberale dhe politikanët përparimtarë. Robert Fico po lufton për jetën për shkak të urrejtjes suaj”, – tha Blaha. Ministri i Mbrojtjes, Kaliňák, e përshkroi ngjarjen si një “sulm të qartë politik”.

Të tjerë politikanë u përpoqën të mbanin një ton më të moderuar. Ndërsa partitë kryesore opozitare të Sllovakisë thanë se kishin anuluar një protestë kundër planeve të diskutueshme të qeverisë për reformën e medias. Ngjarja u dënua edhe nga kryeministri britanik, Rishi Sunak, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, presidenti amerikan, Joe Biden, kryeministri hungarez Viktor Orbán i cili është një aleat i ngushtë i Ficos, por edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në vitin 2018, dhjetëra mijëra sllovakë u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e Ficos pasi gazetari investigativ Ján Kuciak dhe e fejuara e tij, Martina Kušnírová, u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre. Në atë kohë policia tha se vdekja e Kuciak ishte “me shumë gjasa” e lidhur me një hetim të tij për lidhjet e dyshuara midis politikanëve kryesorë të Sllovakisë dhe mafies italiane. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Në kurvistanin e patronazhisteve
    Nuk ka shkrimtar që të bëjë drejtesi për çingijen e gjatë me gonorre!
    Sepse babai perdhunues i çingies së gjatë e dënoi me varje në litar në trekëndëshin makabër në mes të qytetit e la 3 ditë trupin e varur të Havzi Nelës.
    Prandaje edhe bajga e bithës gjakatare të kristaqos tani sundon e qetë me shpurën e perdhunuar te bastardëve neobllokmenë.

  2. Akuza/ Berisha shkeli sërish arrestin, avokati: Ish-eurodeputeti Brook mori 300 mijë euro që të mbante fjalim te ballkoni i ish-kryeministrit,pasuria kriminale e serbit salih po behet rrush e kumbulla qe salihu te zbrese nga ballkoni i arrestit.aty si nje Qen serb do te ngordhesh o salih.Cdo pro rus duhet te shkoje ne te semes dhe salihut po i vjen

  3. NE MBARE EUROPEN
    KOKEMINISTRAT U DHJENE
    VIKTIMAT E TYRE
    JUA KANE BERE BENE

    KOLLAJ MASHTRON VULGUN
    POR S`KANE C`TI BEJNE ELITES
    ARRATINE ` MERR TERRI
    NGA RREZJA E DRITES

    KA MBARUAR LOJA
    KUR QELLON POETI
    BEHU GATI BOTE
    PO FILLON TERMETI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *