• |
ide | kryesore

Dhëndri i Trump nis punën në Serbi, ende pezull projektet në Shqipëri

Arkiva, Kryesore, Lajme


Në Shqipëri nuk dihet asgjë për projektin e paralajmëruar të kompanisë së dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, që do të ndërtonte hotele dhe vila në Sazan dhe Zvërnec, ndërsa në Beograd ai ka mbaruar punë me procedurat shtetërore.

Përfaqësuesi i kompanisë së Kushner, Asher Abehsera ka firmosur këtë javë marrëveshjen me qeverinë serbe për ndërtimin e një hoteli 500 milion euro në qendër të Beogradit.

Në ceremoni, qeveria serbe u përfaqësua nga Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesiç ndërsa për kompaninë e dhëndrit të Donald Trump, Affinity Global Development firmosi Asher Abehsera.

Projekti do të ndërtohet mbi godinën e bombarduar nga NATO të ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Beograd. Godina gjendet në qendër të qytetit të Beogradit, pikërisht përballë ndërtesës së qeverisë.

Për të justifikuar investimin amerikan në opinionin publik, qeveria serbe ka vendosur që mes projektit të hotelit 500 milion dollarësh, të shtohet edhe një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s.

Affinity Partners ka 2 miliardë dollarë financim nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, mes investitorëve të tjerë të huaj.

“Ne jemi shumë të emocionuar”, thoshte Kushner në një intervistë në mars për Neë York Time, në lidhje me projektet e planifikuara në Beograd dhe Shqipëri. “Ne nuk i kemi finalizuar këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por ne kemi punuar shumë dhe jemi shumë afër.”

Ndërkohë në Shqipëri ende nuk ka informacion se në ç’fazë është shqyrtimi i kërkesës së dhëndrit të Trump për të investuar në Sazan dhe në Zvërnec. Informacionet për projektin janë të pakta.

Deri tani janë publikuar disa foto se si do të duken vilat në Sazan, ndërsa Kushner ka zbuluar se projekti i i parë në Shqipëri do të jetë një resort luksi në ishullin e Sazanit të markës së hoteleve Aman, që është një nga markat më të shtrenjta në botë. Projekti i dytë do të jetë në zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, ku planifikohet ndërtimi i disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila.

Në komentet për Zërin e Amerikës në Mars të këtij viti, ministria e Turizmit dhe Mjedisit konfirmoi aplikimin e kompanisë së zotit Kushner për projektin në ishullin e Sazanit, por tha se nuk ka dijeni mbi një projekt për Zvërnecin. Në reagimin zyrtar thuhej se “ky projekt duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga disa institucione dhe të arrijë më pas tek Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”.

Por në përgjigjen zyrtare sqarohej se projekti shihej me sy pozitiv nga qeveria shqiptare: “Çdo investitor serioz që vjen, për më tepër nga vende aleate strategjike të Shqipërisë siç janë edhe SHBA-të, e ka derën të hapur për të kontribuar në rritjen cilësore të turizmit dhe të standarteve të larta në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit”.

Edhe kryeministri Rama e vlerësoi projektin e Kushner duke lënë të kuptohet se qeveria do ta miratojë atë: “Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndrri i ish presidentit Trump,shpalli pulbikisht ambicjen për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata që na tregonin Malin e Zi për zhvillimin e turizmit dhe investimet e huaja direkte, sot na flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe”, tha Rama.

Jared Kushner erdhi fillimisht në Shqipëri me bashkëshorten, Ivanka Trump në verën e vitit 2021 bashkë me sheikun Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së.

Ata u kthyen dy vite më pas, në verën e vitit 2023, të shoqëruar edhe nga Richard Grenell, ish-i dërguar i administratës Trump për Ballkanin Perëndimor dhe Asher Abehsera ortaku i tij në biznes.

Në prononcimin për Bloomberg Neës, Kushner pranoi se sinjalet e para për të investuar në Shqipëri i mori pikërisht nga këta dy persona, Richard Grenell dhe Asher Abehesera. Ky i fundit është personi në të djathtë të fotos, që qëndron në krahun e majtë të kryeministrit Edi Rama.

Në foton më lart, grupi sapo ka dalë nga muzeu “Shtëpia e gjetheve” në Tiranë, të cilën e vizituan në verën e vitit të kaluar. Po ashtu New York Times konfirmoi se kontaktet mes Jared Kushner dhe qeverisë shqiptare u intensifikuan me ndërmjetësimin e biznesmenit Shefqet Kastrati dhe djalit të tij, Musa Kastrati.

Lexo edhe: Projektet në Shqipëri dhe Serbi/ Kushner u përgjigjet kritikave: Kam zbatuar ligjin

Investimet e Kushner në Ballkan janë shoqëruar me polemika në disa nga mediat më serioze të globit. Në AljazeraNew York TimesNewsweek dhe Frankfurter Allemegne Zeitung, u hap debati lidhur me konfiktin e mundshëm të interesit, për faktin se Jared Kushner përfitoi nga pozicioni i tij si këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump për financimet dhe për investimin në Shqipëri dhe në Serbi./Lapsi.al

https://lapsi.al/2024/04/07/kushner-kontakton-me-alabbar-cpritet-nga-dyshja-per-investimin-ne-sazan/


9 Comments

    1. Ndonje fatkeq qe ka ndertuar nje shtepi Modeste sa per te futur koken quhet zaptus dhe flaket ne rruge keta qe ju falen Mira metro katror sikur ja u ka lene babai quhen investitore katastrofe si falen pasurite kombetare ketu te ne Ne eshte e larget dita qe ky te behet pronar i ishullit te sazanit sigurisht aksioner me ndonje minister te fshehur

    2. S ka me shpres. Per opoziten.
      E bleu dhe Trampin, Rama.
      Hi
      Hi
      Hi
      Po tani nga tja mbajm.
      Te hidhemi nga Putana….

  1. PARORDI

    APOLOGJIA E RAMSESIT

    11 vite sundimi kaluan shpejt,
    na ikën ashtu si pa u kuptuar,
    ekonomia u shkatërrua disi,
    Shqipëria duket si e shpopulluar.

    Mirë pandemia që morri dhe jetë,
    por më para na zuri dhe tërmeti,
    kush dreqin të më ketë mallkuar vallë,
    gjatë sundimit tim sikur ra qameti!

    Por në 2025 do kemi përsëri zgjedhje,
    kemi shtuar mijëra vende në administratë,
    gojët e liga thonë se janë për miltantët,
    kjo s’mund të ndodhë, s’është gallatë!

    Ju e dini që ju dua vetëm të mirën,
    e për ju punoj shumë natë e ditë,
    hajdutët ia kam dorëzuar SPAKut,
    te rilindja s’kanë vend këta banditë!

    Tre mandate punojmë por s’na lënë rehat,
    opozita na vë gjithmonë shkopinj në rrota,
    denoncon PPP korruptive e gjasme afera,
    por unë dëgjoj oligarkët e jo ç’thotë bota!

    Vërtet lugën plot nuk ua mbusha dot,
    as ujë 24 orë mbase s’keni te shtëpia,
    ndoshta në Gjermani doni të ikni,
    po të doni përralla, ua tregon partia.

    Ua tregoj unë me batuta përherë,
    ua tregojnë servilët e mi në televizion,
    që marrin favore nga qeveria e bashkia,
    e gënjeshtrat e mia propagandojnë.

    S’besoj ka shumë zëra të pavavrur,
    që thonë të vërtetën edhe bilbilojnë,
    s’i del dot kundra partisë në pushtet,
    të heqin nga puna, ose median ndëshkojnë.

    Ndoshta jeni të varfër e s’keni makina,
    por unë dua rrugë të florinjta t’ju shtroj,
    dua t’a bëj çdo qytet me aeroport,
    pastaj kush ka lekë le të udhëtojë.

    Për këto arsye e dua mandatin e katërt,
    që këto punë të mëdha t’i kem mbaruar,
    populli dihet që përherë do qahet më pas,
    por hajdutllëqet e rilindjes do jenë harruar!

    Ç’e doni opozitën ajo ka mbaruar krejt,
    Trumpin e solla unë të investojë në Shqipëri,
    me Sorosin dihet që jam bythë e brekë,
    me kaq mbështje përjetë në pushtet do rri.

    Unë s’jam si Enveri që izoloi Shqipërinë,
    unë do i shpopulloj të gjithë avash avash,
    një popull që duron shtypjen e korrupsionin,
    ose “nuk i ngrihet” ose është i trashë.

    1. Po pra, aq shumë punon Rama natë e ditë për hallet e popullit saqë rri harxhon kohë kot me Podcastin e tij. A thua se punon gazetar!!! Mirë që vjedh trashë fare bashkë me Lali Erin me ndihmën e drejtorave apo ministrave, por duhet t’i shesë edhe mend popullit për sukseset e tij imagjinare ndërkohë që Shqipëria shpopullohet. Mirë i’a bën këtij populli! Çdo popull ka qeverinë që meriton, përndryshe nëse nuk i pëlqen çohet në protesta masive e dhe e heq. Heshtja jonë dhe indiferenca është çmimi që paguajmë që të qeverisemi nga hajdutë gënjeshtarë.

  2. Ismail Kadare
    Portret i Malsorit te Hershem
    Nga Libri “Koha” -1976

    Mbi tirqet vije e zeze/ Zbret si è zeze vetetime,/ Ne brez armen e mbushur/ Ne koke te zbrazetin qefin./

    Keshtu eshte shfaqur nder vite/ Rrafshnaltave gjere ne det./ Ne brez vdekjen e tjetrit,/ Ne balle vdekjen e vet./
    Kur ndonje dite armiku/ Shfaqej diku ne kufi,/ Kunder tij me te dyja vdekjet / Nisej ahere ai.

    Une personalisht kurre nuk kisha besur se shqiptari do te kishte kaq ligsi, kaq urrejte edhe pertej vdekjes, kuder burrave, grave e femijeve. Kjo poesi si shume te tjera jane turpi i Shqiperise.

    Po sqaroj nje pike shume delikate.
    Gjate isolimit dhe torturare psikologjike vitit 2019, 2020 , Torino.
    Kam dyshur se mos eshte ushtruar dhune ndaj Romano Begeja gjate periudhes dy javore kur ka marre pjese ne Juventus Sammer ne Bardonecchia .
    Per kyt i kam shkruar Presidentes Gjykates se Apelit Torino Dottoressa Nasi. Qe te hetonte dhe te pyeste Inxhenjer Enrico Mombelli qe na kishte propozuar ky aktivitet per Romano.
    Mirpo duke kontrolluar mbi internet kam zbuluar se familia Nasi jane kusheri me familien Agnelli.
    Keshtu edhe per motive influene ne Gjykaten e Torinos. Ne 2024 kam bere te njeten padi me shkrim ne Prokorin e Republikes ne Milano, kam ne Torino dokumentin qe verteton depozitimin e padis, ( nese nuk jan vjedhur dokumentat).
    Pastaj po te njejten padi kam bere ne Prokorin e Torinos.
    Dhe gjate procesit Gjygjesor kam denunciare ne Prokorin e Torinos zhdukjen e Enkelejde Begeja, Romano Begeja e Nikol Begeja.
    Kam kerkuar disa here Gjykates se Apelit te Torinos qe takohesha me Romano Begeja e Nikol Begeja, Por asnje here nuk kam marre pergjigje.

    Gjithashtu ne padite e bera si me siper nuk jam thirre nga organet e drejtesise Italiane per sa kisha deklaruar. Keshtu eshte shkruar nga une ne Padi qe te thirraesha e te pyetesha.

    Edhe nje here tjeter, une kame bere nje pune ne via Saccarelli 21 Torino, kerkuar nga Servizi Vincenzian, via Nizza 24 Torino, nepermjet Inxhinjer Enrico Mombellit. Dhe nje dite Mombelli me telefonon dhe me thote se dote shkonim te shtpia e Govanni Agnelli, pasi ata do te paguanin punen per kondizinatoret qe kisha vu ne Via Saccarelli 21.
    Dhe kemi shkuar, roja na ka hap deren , Mombelli thote se do te shkonim te segretaria personale e Giovanni Agnelli. Na ka prite ne zyre , me ka paguar pa fattur, Por kam firmos nje ricevut per pagesen. As gja ma shume nuk eshte biseduar.Ma vone me ka kerkuar nje perventiv per nje pune ne Villa Perosa. Kam shkua me pa punen me nje gjeometer, kam ba preventivi ja kam nis me fax sekretares , por punen nuk e kam marre. Dhe as nuk kam komunikuar kurre ma me sekretaten e Govanni Agnelli ( keshtu ma ka prezantuar Enrico Mombelli).
    Prendaj as edhe ma te voglio dyshim nuk kam pasur gjate jetes teme ne Itali se familia ime ishte kontrollura .
    Dhe as ma te voglio dyshim s’kam pasur se Romano Begeja e Nikol Begeja jane dhunuar ne Itali.
    Dyshim ka pasur ne Amerike se familja jeme ashte dhunuar.

  3. Ore ca ti themi trapit.
    Se ate kemi si shpres te fundit.
    Se kur te vi ai.
    Do ta nxjer nga haleja kryekarin e opozites son.
    E nga haleja, do e hedh nga ballkoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *