• |
ide | kryesore

Rreziku/ Si po planifikon dyshja Rama Vuçiç afrimin me Trump

Arkiva, Kryesore, Lajme



Marëdhënia e biznesit që Rama dhe Vuçiçi po ndërtojnë me dhëndërrin e presidentit Trump, Jared Kushner dhe ish ambasadorin Grenell mund të dalë me shumë përfitime për ta nëse në nëntorin e ardhshëm, Donald Trump kthehet në shtëpinë e bardhë. Kështu e ka komentuar lajmin e ndërtimeve në Sazan, Zvërnec dhe Beograd, gazeta gjermane e referencës “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Prej disa ditësh shypi perendimor po zien lidhur me këto investime, në konflikt të hapur interesi, kur dihet se burri i vajzës së ish presidentit të SHBA shfrytëzon lidhjet e tij politike dhe iluzionin e kthimit në pushtet, për të bërë biznes.

Lexo më tej

Andi Bushati: Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie

FAZ gjerman i referohej një shkrimi të Nev York Times në fundjavë ku detajoheshin planet e investimit të Kushnerit në Shqipëri, që përfshijnë investime në resorte lukzose në bregdetin e Mesdheut, dhe në Beograd ku planifikohet ndërtimi i një hoteli dhe një ndërtese me 1500 njësi banimi.

Realizimi i projektit potencial të investimit të dhëndrit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Jared Kushnerit në Shqipëri dhe Serbi, mund të ketë pasoja të mëdha për tërë rajonin, ka vënë alarmin gjermanja “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Gazeta përmend rolin kyç, që ish diplomati pro serb, i afëërt me familjen Trump ka luajtur në këtë pakt. “Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka pasur një rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje”, nënvizohet në artikull.

“Në atë kohë Grenell krijoji kontakte të mira me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ai nuk e fshehu faktin që dëshiron t’i kthejë këto marrëdhënie në ‘para’ që nga largimi nga politika: ‘Askush nuk duhet të kërkojë kurrë falje që dëshiron të fitojë para’, ka thënë Grenelli në një intervistë në Shqipëri për planet e tij në rajon”, thuhet në këtë artikull.

Më tej thuhet se për Ramën dhe Vuçiqin, një mbështetje e tillë mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trumpi rikthehet në pushtet, porse kjo lidhje mund të jetë e rrezikshme për mbarë rajonin nëse ajo shërben për të ripërtrirë idenë e ndarjes së Kosovës.

 Projektet e dhëndrit të Trump/ Investimi që ndryshoi ligjin e zonave të mbrojtura

“Kur Grenelli ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin, Rama, Vuçiçi dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin në prag të ndarjes së Kosovës. Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një ‘shkëmbim territoresh’, veriu i Kosovës do t’i kishte takuar Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë”, thuhet në këtë tekst, duke shtuar se kjo marrëveshje u parandalua atëkohë.

Artikulli shton se marrëdhëniet e mira për paktet familjare të biznesit me presidentin e ardhshëm të mundshëm të Shteteve të Bashkuara mund t’i hapin rrugën Ramës dhe Vuçiqit për të ringjallur planin e tyre origjinal.

“Për Ramën dhe Vuçiçin, mbështetja e dëshirave të tilla mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trump bëhet përsëri president – veçanërisht nëse ai sjell Grenell në ekipin e tij”.

Por FAZ tregon edhe se si u investua shteti gjerman për dështimin e këtij plani.

“Nëse një marrëveshje do të ishte arritur në atë kohë, kjo mund të kishte qenë preludi i zhvendosjeve të mëtejshme të rrezikshme të kufijve, të cilat ishin shkaku kryesor i luftërave të përgjakshme ballkanike të viteve 1990. Megjithatë, marrëveshja dështoi në atë kohë, jo vetëm për shkak të rezistencës nga Gjermania dhe kancelarja e saj Angela Merkel”.

Por gjithnjë reziku sipas gazetës mbetet falë lidhjeve ekonomike që Rama dhe Vuçiç po vendosin me njerëzit pranë Trump.

©Lapsi.al



38 Comments

    1. Berisha xhunior alias Rama si mashtrues patologjik thote se nuk zgjedhin personin por investimin. Mashtrusi nuk ben asnje transparence se kush dhe me cfare procesi u perzgjodh superdhenderi si fitues. Apo soperdhenderat gjithnje fitojne njesoj si ai i Saliut.

    1. Rames i han duart per lufte. Do lufte.
      E ka serjozisht punen e liderit global dhe spo ze vend tia demonstroj Gjermanis, Evropes, qe e refuzojn ket ndyresir.

  1. Kur Turqia ne 1914 shpalli kapitullimin pa kushte ,shqiperine e perdori per reperacione lufte duke e ndare me llokme sipas intresave me greqine,italine,malin e zi dhe serbine.
    Ismail Qemali ne intervisten qe jep ne Itali thote qe ¨ une desha ta quaj Shqiperi sepse eshte kujtim dhe realitet toka jone por mund ta quaja edhe ndryshe sepse askush nuk me kundershtonte dot¨
    Kete koncept Bushati mundohet ta heqi nga shpirti por ajo e ka kapur peng dhe nuk e le.
    Te shkruash dhe te luftosh (pa asnje ushtar) jane dy gjera te ndryshme.

  2. Me sa kuptova nga shkrimi i tipit marksist leninist ka shqiptare qe meqe jane kunder kesaj qeverie, nuk pranojne qe te investohen ne vendin e tyre mbi 1 milard dollar?!

    1. Ti je idiot apo bën, edhe për portin e Durrësit u tha kështu, por ju fal privatit pa asnjë përfitim për qytetarët, biles për të bërë portin e ri do të paguash nga buxheti si fillim nja 400 milionë dollarë

      1. Or qelbesire 18.07, investimet amerikane do sjellin zhvillim fantastik ekonomike dhe per sigurine per gjithe shoqerine shqiptaret.Prandaj po terbohen ruset dhe kelyshet e tyre se po ju hiqen shanset per ndikim ne trojet shqiptare.

        1. Bo bo sa idiot qenke!!!!

          qelbësirat i ka mbledhë edvini në rilindje, një prej të cilëve je edhe ti mut!

  3. E, Rama, me siguri per vec interesit te tije politik qe kerko me serviliz.in e tije, duket se mbase ne bisedat, pritjet e Kushnerit ne Shqiperi ti kete thene, e folur per origjinen e tije, e re.Pasi na ka dale, ortodoks, katolik, musliman, me se fundemi dej jahudi.kjo dihet nga ai, Rama, si karakter butaku, por ama, te japesh ishuj, toka te rendesise vecante, te mbrojtura .e ligje, ish zona ushtarake se ia ka wejfi ketij tradhetari ne plotesimi e deshirat e tij karrieriste, eshte e denueshme e me pasoja natyrore e etnike.Rreziku do jete shume me teper se gjoja zhvillimi.Ckombetarizimi qe po behet cdo dite, ekono.ia fiktive, droga, vrasjet, mjerimi nuk do pakesohen por popullsise se mbetur do i shtohen.Me kesi politikash vjedhje, shitje te tokave, trojeve Shqiptare, do arrijme ne mos egzistence si komb do asimilohemi sipas deshirave kriminale te dikureshme, por fatkeqesisht kete po e realizojne tradhetaret e brendeshem.E keqia e Shqiptareve, u vjen po nga Shqiptaret,,, kot se kanane thene.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Duhet të jesh shumë llome që reagon se tu sha edvin haleja!

  4. A thua Bushati po mbron Shqiperine nga Rama?
    Saliu u be antar i Konferences Islamike dhe nuk pordhi per asnje.
    Saliu e nxori ne shitje Shqiperine 1 dollar dhe e blente familja.
    Shqiperia eshte si lekura e Shegrenit qe e terhiqin te gjithe por qe mblidhet prap.

  5. SHQIPTARE, MBAJENI EDI RAMEN I CILI E KA PRIVATIZUAR DHE E KA NXJERRE NE ANEKAND SHQIPERINE,DHE SHQIPTARET LARGOHEN E SHKOJNE NE EUROPE E BOTE. SHQIPERIA PO ZHVILLOHET VETEM NE BREGDET, PO NDERTOHEN RRUGE, PORTE E AEROPORTE , SHQIPERIA PO SHKRETOHE PO KTHEHET NE SHKRETERIRE PA RINI , PA PERSPEKTIVE. SHTETIN NUK E MBAJNE HOTELET E LOKALET POR DUHET PRODHIME “MADE IN ALBANIA”,DUHET PRODHIME PER EKSPORT DHE JO TE GJITHA E GJITHCKA TE IMPORTOHEN.

    1. Edi Rama e ka gjete nifar kodi interesant te komunikimit me akteret kryesor boteror, duke e shnderru Shqiperine per here te pare ne njefar kryeqendre rajonale.
      Edi Rama eshte i vetmi njeri ne bote qe ka raporte te mira edhe me familjen Soros edhe me familjen Trump. Kjo eshte per liber te Ginisit. Kjo eshte shkathtesi e madhe. Ne Amerike keto dy familje myten me njana tjetren, kurse ne Shqiperi e kane mikun e perbashket. Te dyja keto familje jane me ndikim te jashtezakonshem.

      1. Cfare kryeqendre ? Do te thuash qender Tregetare ku shiten tokat Shqiptare? Te qofte derri I eyer ne bythe ty debil varikars patronazhist homoseksual

  6. DASHURIA

    Prifti: Mirësevjen bir! Ç’e mirë të solli?
    Djali: Dua të pyes për diçka. Në Bibël thuhet se Zoti morri një brinjë nga Adami për të krijuar Evën, pra gruan. Si ka mundësi që Zoti nuk krijoi një grua për vete në parajsë?
    Prifti: Zoti nuk ka nevoja si ne bir.
    Djali: Kur s’kishte nevoja si ne, si njerëzit tokësorë, atëherë pse tha që kishte krijuar njerëzit, të ngjashmit e tij? Pastaj, kur Zoti s’kishte nevojë për një grua, pse ju desh Maria e Jozefit për të lindur Jezusin? Pse nuk e krijoi Jezusin nga hiçi, siç krijoi Adamin? Kështu edhe njerëzit do besonin diçka të vërtetë që do e shihnin me sytë e tyre.
    Prifti: Këto janë punët e Zotit bir, s’kemi pse dyshojmë. Ky është misteri i besimit, përndryshe do besonin të gjithë! Ty, çfarë të shqetëson?
    Djali: Po ja kam dyshime se Zoti nuk e ka krijuar gruan nga brinja e Adamit që të ishin si “mish e thua” bashkë. Përshembull, kisha një të dashur por ajo më la, më tha që nuk isha tipi i saj, nuk na përputheshin karakteret. U ndjeva keq nga ajo ndarje.
    Prifti: Mund të ndodhë që nuk ishit i njëjti tip.
    Djali: Edhe thua që femra të ketë dalë nga brinja e mashkullit dhe mos të jenë bërë për njeri tjetrin? Mos të jem në gjendje unë të njoh thoin e mishit tim?
    Prifti: Varet cila është “brinja jote”. Duhet të gjesh gjysmën tënde.
    Djali: Në fakt mendova se e gjeta më vonë. U lidha me një vajzë tjetër që e doja. Edhe ajo më donte, më kishte vjedhur zemrën, por unë isha i varfër. S’kisha as shtëpi, as makinë, thjesht rrogën nga puna që bëja. Ajo vajzë më donte aq shumë saqë vodhi paratë e nënës së saj që unë të filloja një biznes. Kur unë u bëra i pasur ajo donte që unë të martohesha me të.
    Prifti: Ti çfarë bëre?
    Djali: E lashë, u ndava.
    Prifti: Po pse? Ju të dy duheshit. Pavarësisht se ajo mëkatoi që vodhi nënën e saj, por e bëri nga dashuria për ty.
    Djali: Dakord, por si mund të martohem unë me një hajdute të tillë? Kur vodhi nënën e saj, imagjino ç’mund të më bëjë mua?!

  7. Le të lemë mënjanë FAZ e mediat e tjera ndërkombëtare se si i komentojnë lëvizjet e fundit politike në Shqipëri.
    Deri para një jave mediat berishiste ulurinin se Lul pengu, Lul brava, Lul byreku, Lul gjumashi e nofka të tjera që i janë vënë Bashës nga të dy palët, e ka shitur Partinë demokratike tek Rama.
    Si një rrufe në “qiell të pastër”, u përmbys gjithshka që zjente në mediat shqiptare dy vitet e fundit.
    Nuk na paska qenë Basha pengu i Ramës po Berisha.
    Berisha paskej çuar fshehurazi Gazin e degës Bardhin, për të bërë marëveshje me Lindita Nikollën e kjo ja paska mbushur mëndjen Ramës që të përqafohet me Berishën, për ti vënë kryqin Bashës.
    Veç kësaj, intelektualja e shquar Nikolli, ja paska mbushur mëndjen Ramës se e ardhmja e partisë mavi, nuk partia e Biden, po partia e Trump që është e dashuruar me liderin e rithemelimit.
    Rama që i dëgjoi me vëmëndje argumentat fillozofike politike të Nikollit e të Gazit, e shtyu më tutje marëveshjen duk bërë marëveshje jo vetëm me Berishën por edhe me dhëndërin e Trump, duke i dhuruar këtij një “llokmë” të tokës shqiptare, pasi e kishte bërë këtë edhe me “fashisten” Meloni.
    Seç më kujton kjo histori, një barcoletë që qarkullonte në kohën e merhumit.
    Dy myzeqarë po grindeshin me njeri tjetrin , me grushta gati për të qëlluar.
    Meqë nuk ja mbante asnjerit që të gjuante i pari, njeri u kujtua e tha.
    Ore byrazer, unë jam nga Lushnja e ti nga Fieri, të dy myzeqaeë, asnjeri nuk është për këtë punë, le ti lemë grushtet e të shkojmë ne një lokal për të ngrënë sëbashku një ëmbëlsirë

    1. Ne vitin 2014 jam transferuar në SHBA familjarisht nëpërmjet vizës E2, duke investuar rreth 500. 000 dollar duke ble një Ristorant në shtetin Miçigan. Mirëpo në vitin 2019 detrohna të kthehemi në Torino, unë përfundoj në burg, procesi penal, siç e kam deklaruar është politik. Familja nuk di gja ku ndodhet nga 2019,l. Kam paditë deri te Presidenti i Republikës Italiane që në Amerikë me ka injektuar inteligjenca artificiale. Çdo ditë pres që të ritëm.
      Në bankë edhe sot kam denacua që më janë vjedh rreth 90 000 Euro.
      Ja kjo është situata e një emigrantit qe ka punuar në Itali dhe SHBA.
      Per sa i përket Politike Shqiptare, kërkoni Zotit Edi Rama që ta bëjë publike letrën që i kam dërguar nga Italia.

  8. Persa i përket historisë së eksperimentimi me inteligjencën artificiale dhe torturave që unë dhe familja jeme kem pësuar gjatë qëndrimit në Amerikë, unë i kam shkruar, se pari kryetarit të komisionit për shërbimet sekrete të Senatit në SHBA, gjithashtu një letër e detajuar është dërguar Ambasadorit Amerikan në Romë. Unë jam arrestuar në korrik 2019 me akuzë për dhunë në familje por familjarët e i nuk kanë qenë prezent në gjykatë dhe as janë mbrojt në proces. Ligji 111 i kushtetutës Italianë është shkel, gjygji politik.
    Por fakti se Edi Rama dhe të tjerët, besoj Amerikanët, kishin si qëllim të dënohesh për dhunë seksuale ndaj mesave të mijë, kjo është denoncuar kohët e fundit Prokurorit të Përgjithshëm të Torinos.
    Pra nuk di se familjarët e mi janë gjallë a të vdekur nga korriku 2019.
    Dhe nuk dihet se 160. 000 dollarë dërgua nga Amerika djalit tim, i ka marrë ai apo ndokush tjeter siç kanë ba me mua në dy llogari bankare.
    Tashmë jam i bindur se jam dënua me vdekje, por jam i bindur se çdo gjë është kenë e projektueme sipas librit të Fevzit, dhe Gomorra di Savino. E gjitha per urrejtje te sistemit te Enver Hoxhës, tashmë spiun i Amerikës, që përfaqësohet nga rrëgjimi i Tiranës.
    Nuk duan të lejojne që unë të shihemi me familje teme, pasi edhe ata janë dhunua dhe besoj e janë vjedh dhe jetojë të kërcënuar me vdekje.
    E gjitha kjo ka lidhje me skandale ndaj të miturve të cilët e kam denoncuar në gjykatën e Torines, prandaj me duan të vdekur

  9. Shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën, me shpresë që një ditë të jetoj në paq, pa u shtyp, dhe shfrytëzimin e pasurive kombëtare që regjimi i Enver Hoxhës, Sali Berishës, Edi Rames, Ilir Meres dhe Lulzim Bashes paguaj për të qëndruar në pushtet. Për më kujtua ma shumë duhet të lezoni librin Gomorra të Roberto Savino. Shqiperia është kolini e SHBA dhe Italisë.
    Italia prodhon çelik në Taranto me minerali që merret nga Guri i kuq i Pogradecit, kërkoni Rames me kompani ku shkojnë parët e mineraleve, të naftës, ujit, gazit, arit. Pyeteni Sali Berisha se çka ndodh me arin e Shqipërisë që Enver Hoxha ja la Anglezve, me inskenim aksidentin e minave në detin jon.
    Por ka edhe ma shumë

  10. Investimet e huaja jan gjithmon te mirpritura, sidomos amerikane se eshte dhe pun strategjie gjeopolitike. Por gjeja me shqetesuese ne kete qe po ben Rama, eshte ndryshimi i ligjit per zonat e mbrojtura. Zonat e mbrojtura jan ne rrezik shum te madh. Dhe cfar eshte e trisht me shum, eshte qe kjo opozit qe eshte komplet ne marveshje me Edi Ramen per ca thela te vogla, nuk e ka cuar ne kushtetuese kete ligj pasi eshte antikushtetues. Kjo eshte me te vertet e rend. Jan ber paterica e Rames.

  11. E shpëtoi Berishën nga gjyqi për kryengritjen e armatosur të 1998! Ish gjyqtari milioner kandidat i Rithemelimit në Lezhë.Gjin Gjoni(xhin xhoni)krye shpellKari i drejtesise se serbit salih.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *