• |
ide | kryesore

Kuvendi voton ligjin për pronat shtetërore, opozita: I porositur nga oligarkët

Arkiva, Lajme, Të fundit
kuvendi


Me 68 vota pro dhe 21 kundër, Kuvendi ka miratuar projektligjin për privatizimin e pronës shtetërore. Kalimi për në seancë plenare me shpejtësi i projektligji për privatizimin e pronës shtetërore, ku parashikohet edhe shkëmbimi i saj me private, nxiti debatin që në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteje. Opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës, duke akuzuar mazhorancës për klientelizim dhe korrupsion.

“Ju kërkoj ta tërhiqni këtë projektligj, është antikushtetues, i porositur që do të marrë edhe ato pak prona shtetërore që i kanë mbetur shtetit, pronat shtetërore do i jepen privatit për kulla. Vetëm kryeministria do mbetet nesër se atë nuk e lëshon, çdo godinë shtetërore do i jepet privatit”, – tha deputetja demokrate Dhurata Çupi.

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi edhe marrëveshjen me Italinë për sigurimit shoqërore, ku pritet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë. Marrëveshja kaloi në Kuvend me 92 vota pro dhe asnjë kundër.

Më herët në seancë, në fjalën e tij në parlament, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: “Ligj për oligarkët”, debate mes deputetëve për shembjen e pronave publike për privatin


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *