• |
ide | kryesore

Shteti privat i Ramës, si i përdor pronat për vota në Himarë

Arkiva, Kryesore


I zhytur në skandalet e grabitjes e tjetërsimit të pronave, me ministra që i ka bërë “investitorë strategjikë” e njerëz të oborrit të tij që kanë zaptuar trojet në bregdetin e jugut, Edi Rama zhvilloi së fundi një takim në Himarë. Sfondi elektoral ishte i qartë. Më shumë sesa të shpaloste zgjidhjen e një problemi të pronave, kryeministri ishte aty për të paraqitur Vangjel Tavon si shpëtimtarin e Himarës, prefektin që në një muaj detyrë arriti të bënte sipas Ramës rreth 400 certifikata pronësie. Se si e në çfarë kapaciteti mundet një prefekt të nxjerrë certifikata pronësie, këtë e di vetëm Edi Rama.

“Nëse doni prona shkoni te Vangjel Tavo, nëse doni sherr shkoni te Vangjel Dule”, iu tha Rama disa banorëve të Himarës që ishin aty për të tërhequr certifikatat e pronësisë. Pra, Robin Hoodi i Himarës që iu jep zgjidhje punëve të pronave është ish-deputeti i LSI-së, për të cilin Rama thoshte në Gjirokastër 3 vite më parë “ma largoni këtë kancer”. Kësaj radhe Vangjel Tavo nuk është më “kancer”, siç Rama ua thoshte të tijve në Gjirokastër, por është njeriu që i duhet kryeministrit për të fituar Himarën në zgjedhjet e pritshme në vjeshtë.

Shfaqja e sotme propagandistike me certifikata pronësie nëpër duar dhe lartësimi i Vangjel Tavos, janë nisja e fushatës për zgjedhjet në Himarë të cilat do të shpallen pasi Gjykata e Apelit të japë vendimin përfundimtar për Fredi Belerin. Hipokrizia dhe Edi Rama janë si një trupë i vetëm. Ky është kryeministri që hermetizoi Kadastrën dhe ktheu gjithçka online me gjoja pretendimin për t’i prerë rrugën korrupsionit. Ndërkohë tani për interesa të ngushta elektorale i orienton banorët e Himarës te zyra e Prefektit të Vlorës.

E po të ikësh me këtë logjikë, për t’i dhënë zgjidhje batërdisë së bërë me pronat në Shqipëri, i bie që Edi Rama të gjejë ndonjë Vangjel Tavo në çdo zonë tjetër të vendit. Është thjesht hipokrizi e një kryeministri që nuk mban asnjë përgjegjësi për çfarë thotë e për çfarë bën. Jo më kot sot iu tha banorëve që sherrin e pronave në Himarë e kanë sjellë nipat e tyre dhe se ata nuk duhet të shikojnë as nga jugu e as nga veriu. Me paturpësi Rama mohoi gjithashtu që pronarëve legjitimë t’u jenë marrë tokat. “Nuk ka asnjë metër katror”, bërtiste kryeministri.

Mashtrimin me zyra paralele që gjoja ndihmojnë banorët për çështjet e pronësisë, himariotët nuk e kanë diçka të re. Ndërsa sot Rama iu tha se kjo zyrë paralele është e prefektit Vangjel Tavo, më herët ka qenë ajo e deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj.

Pra, një qytetar që ka një çështje pronësore në Himarë nuk e gjen dot zgjidhjen në Kadastër, duhet të shkonte të zyra e deputetit të PS-së e sot te zyra e prefektit Vangjel Tavo. Ky është shteti paralel dhe privat i Edi Ramës, i ngritur sipas parimit që ai vetë bërtiste kur ishte në opozitë: Vidh vota për të grabitur Shqipërinë, pastaj grabit Shqipërinë për të blerë vota. Edi Rama bën ekzaktësisht të njëjtën gjë në Himarë e çdo cep tjetër të vendit. ©LAPSI.al


21 Comments

  1. Ketu eshte bere si Ukraine, korrupsion i gjalle! Jane vende qe perdoren si laborator. Kjo dihet, elitat globaliste, gjejne ndonje pele qe eshte bythe e breke i korruptuar, dhe e perdorin si tju doje trapi. As pyesin se ka popull!

    Shyqyr Zotit qe jemi nje byth vend, se ndryshe do hanim njeri tjetrin me lufte.

    1. Himara Autonome
      ZLapsi me lejo te shpreh mendimet hapur
      Jemi denuar per axhidasjon propogante per mbrojtjen e pronava te krahines se Himares dhe per spijune te Grekut
      Besoj se esht i mjaftushem denimi dhe debimi errembimi we i esht ber dhe i behet krahines se Himares nga shteti shqipetar dhe bashkepuntoret faqzinj te krahines se Himares
      We shesin e burgosin vellezerit e tire per interesa personale dhe jo per mbrojtjen e pronave dhe te enditetit Himarjot
      Kuzhdo we fut undet dhe duart per te vjedhe dhe shkateruar Himaren do mbaje pergjegjesi
      Himara ka zot
      Do vije ora we Himarjotet do i japejn petgjigjjen e duhur wofte qeverive te shqiperis wifte bastardheve Himarjote
      We per interesa personale shesin e shkaterojne Himaren dhkrahinen e saj
      Prona Himarjote esht e Hi.arjoteve dhe hajdutet dhe keqberesit e krahines se Himares do japijne llogari per shkaterimin e krahines dhe te Himares
      Lapsi te faleminderit we me lejon te shpreh keto mendime

  2. Ky vend ka marre fund. Eshte skandaloze dhe e frikshme sesi shqiptaret e lejojne veten te manipulohen kaq lehte.

  3. Te me falni por eshte turp per popullin qe me gjithe keto skandale me ze e me figure dhe nuk reagon por e kane mendjen tek partite.Sepse kur populli cohet per cdo shkelje ligji,korupsin,vjedhje e cdo gje tjeter partia qe vjen ne pushtet i ve gishtin kokes per keto veprime.Prandaj cohui o popull per te drejtat tuaja dhe te ardhmen e femijeve tuaj,dhe rezoheni kete kryeminister qe nuk pranon asnje vrejtje ose kritike e qun veten lider boteror duke udhetuar cdo jave jashte shtetit me avin privat dhe eskorte te dubluar dhe se ku i gjen parate populli nuk kerkon llogari per parate e tyre.

  4. Ti dashke loqen sumes si ne greqi or ti 18.52.Tani po vjen momenti I zgjidhjes se çeshtjes çame dhe ringritjes se kombit arberor.Asnji lloj gabeli nga anadolli nuk mundet dot ta pengoje dot kete realitet.

    1. Ore ti i 21.12 , ku jeton , në ndonjë qilim fluturues apo i ke futur ndonjë vizë ?
      Çfarë çështjeje çame do zgjidhi ky bythqiri i Anetes ?
      Lutju zotit qe mos te fale edhe Tiranës kur të jetë më ngushtë se sot, sepse Kosovën deshi t’a ndante , Greqisë i fali detin me një të rënë të lapsit, Armët kimike perdesh ti solli, dhe refugjatët e Meltonit dhe nja 200 mijë Bangladesh as janë duke ardhur .
      Çeshtjen e pronave nuk e ka zgjidhur dhe nuk ka ndërmend qe t’a zgjidhë Gjermania që ka lënë në Poloni , Çeki e Sllovaki miliona gjermane të përzënë e ti na tregon përalla me Ramën qe na kthen Çamerine .
      Loqe !
      P.S Une jam çam

    2. Armiku i popullit
      Sesht shum problem cameria
      Se cameria esht shuar nga harta
      Por me kete menire we po veprohet mund te shuhet dhe emeri shqiperi nga harta
      Greku bga poshte dhe serbi nga lart e ven kufirin ne Tirane
      Se shqipetaret kane ikur nga shqiperia
      Ne shqiperi kane mbete pleq e plaka
      Shteti dhe rifozet e shtetit
      Dhe emigrantet qe do te vijne
      Keshtu qe shqiperia mer fund per nje 5 vjecar
      Mos u lodhni per shqiperine
      Por lodhuni per atje ku jetoni se e ardhmja e juaj dhe e familjeve tuaj
      Esht atje ku jetoni
      Ne shqiperi do jetojne Afrikanet dhe weveria e politikanet

  5. O grua qirë mavi,të tjerët i drejton tek-Emleshalbania-për çertefikatat e pronësisë,kurse Himariotëve ju thotë shkoni tek Vangjel-Delli-Tavo-o motërqirë,nuk eshtë ky nje maskarallek o fisqire -mavi-

  6. Impossibilità di comunicare, questa scritura e rivolto la mia famiglia.
    Romano, Nikol e Enkelejde.
    Sapete che li ho cercato dal luglio 2019 e li cerco ancora.
    In questa lettera aperta non cercate di trovare altro, solo le parole direte.
    Romano ti scrivo in Italiano la lingua quale la conosci meglio del Albanese. Però ricordati sempre che nel tuo corpo scorre sangue Shqiptare. Purtroppo la nostra patria soffre dalla colera.
    Da quando la noi siamo entrati in crisi, non ho smesso per un attimo di ricercare di ricostruire la storia della mia famiglia. Mio padre, nel 1947 in età di 16 ( minoren) partecipò nella costruzione della prima ferrovia del nostro paese Durres – Kavaj. Mio padre aveva occhi verdi ( vedi la poema Mjerimi di Migjeni). probabilmente per questo motivo avrà subito violence. Però lui ha creduto di avere famiglia, nel orrore siamo nati noi , mia sorella, io e mio fratello. Mio padre è morto e non ha detto un parola, così io sono cresciuto nel buio.
    Lui morirò nel ospedale di Scurari il 11 gennaio 1986, non avevo mai visto a piangere, unica volta che ho visto le sue lacrime era quando il suo cuore ha smesso di battere. Ho trasportato mio padre morto con una barella, posato con la testa sul assalto, davanti i miei occhi ho visto un compagno di leva, di comunità egiziane di Albania, non mi parlat solo mi visto nei occhi.
    La paura a volte è una brutta consigliera. Mi sono sposato con vostra madre, convinto di avere una famiglia. Quando nel 1994 ho lasciato Albania per andare e trovare la “fortuna” in Italia, Tu eri nella pancia della tua madre. Però sembra che il tuo destino come il mio eranno già scritto prima della nascita. Il rregjime Albanese di Ramiz Alia per odio, non si risparmiato di dichiarare nei nazioni unite nel 1991 per quando doveva succedere a Te e la nostra famiglia. Lo sapeva tutto il mondo meno io. Tutto è successo per conoscenza del lidership della ” demokrazia” Albanese signor Sali Berisha. Tu sei nato 2 novembre 1994 giorno dei morti , sembra pre maturo per causa di una puntura sulla tua madre eseguito dal infermiere nel ispedale di Scurari ( cosi raconto me Tua madre ) .
    Tu sei arrivato in Italia nel 1998 per iniziare una nuova vita . Io ho messo tutto le mie forze che tu e Nikol per fare crescere bene e felici, ed non ho mai capito niente che c’era qualche problema nella mia famiglia. Per questo responsabile e Tua madre, probabilmente sottomesso dalla paura. Duranto persecuzione ho ricominciato di riprodurre e ricostruiere per immaginazione e per indizi, e guardando le tue fotografie nel azilo, mi sono convinto che hai visuto nel orrore. Questa è la mia piaga nel cuore che lo porto nella tomba. Anche il fatto che dal luglio 2019 non civediamo, non siamo sentiti per telefono, denuncia una situazione fuori legge mi cnvince di più per vilenze che la mia famiglia ha subito. Dal 2019 non so dove siete, non so se siete vivi o morti. Per questi motivo, per il scritto ho chiesto diverse volte Corte D’Appello di Torino di incontrare miei familiari. Ho denunciato alla Procura della Repubblica di Torino la scomparsa della mia famiglia, fin oggi nessuna notizia dal istituzione Italiane. Ho denunciato alla Procura della Repubblica di Torino e Milano le presunte violenze nei tuoi confronti quando hai partecipato nel Juventus Sammer nei anni 2004, 2005 a Bardonecchia.
    Sembra che il nostro destino è stato scritto dal uomo e non dal Dio, ed nessuna legge su questa terra può proteggere la mia famiglia.
    In Albania e Italia sono stati scritti libri, fatti canzoni, prodotti film, sono delle emmisioni televisivi che ci prendono in giro. Però sono anche canzoni Albanesi che denunciano la drama della nostra famiglia. Mio padre è morto senza dire una parola , io pensavo di essere libero come tutti cittadini Albanesi. Ho deciso di avere la famiglia, così sei nato tu, quandi io ero a Roma. Per questo ti chiedo scusa che ti ho portato su questa terra per vivere ne inferrno. Oramai questo è la storia. Però ti voglio dire non accettare sottomettersi non avere paura fino nella morte di vivere da uomo libero. Se le mie parole ti sembrano spietate, sarà la tua scelta di vivere nel umiliazioni per sempre. Altri libri, altre canzoni e altri film, altre ironie sarono nella nostra storia.
    Non so se civediamo più, ricordatevi Tu e Nikol che li ho voluto tropo bene, ed la mia vita poteva essere perso in ogni momento per proteggere voi. Se non civediamo si abraccerem nel altro mondo. Muoio onesto di aver fatto di tutto per la mia famiglia. Non ho nessun debito con nessuno che voi dovete pagare. Papa

  7. O mavi o rracë qirë që ke komentuar 21,56 unë i kam qirë robt ty,Ramës dhe Grekut bashkë o grua qirë.Ty ta paskan shkërdhyer motren,gruan dhe pragun grekët pa i paske inat.Unë them qe ai gruaqiri drogaxhi ndryshe vepron me popullin e thjeshtë,ndryshe me ata qe ju do ta votojnë o te qifsha listen e dasmes dhe femijet e djepit.

    1. I paemër 25/05/2024 te 07:47 – po cfare ke o idiot i Lapsit. Leh ikona Bushati per klike dhe ti si bushter leh me shume. Shiko mor idiot punet e shtepise tende. Mos komento Laspin pa pushim se budallpsesh me shume.

  8. PARODI

    APOLOGJIA E RAMËS- PREMTIMET ELEKTORALE

    Dhe tani të gjithëve dua t’ju them,
    ca fjalë zemre ashtu siç më vjen,
    në 2025 kur të shkoni të votoni,
    të mirat që bëra, mos m’i harroni.

    Ju premtova 300mijë vende pune,
    që do t’i merrnit me meritokraci,
    tërmeti dhe pandemia na penguan,
    e kështu ngelët papunë në shtëpi.

    Sa keq që pandemia mbylli kufijtë,
    dhe jashtë shtetit nuk ikët dot,
    punë kishte në llaç e në hashash,
    jeni dembela, rrini në kafe kot.

    Pse të vijnë nga Siria a Bangladeshi,
    të hanë bukën që ju mund ta hani,
    përvishni mëngët e ulni kokën,
    kot për punë më mos u qani.

    Energjia elektrike s’ju ka munguar,
    tecet lundruese prisnin kot në Vlorë,
    miliona euro të hedhura dëm,
    tece që s’prodhuan asnjë megavat orë.

    Ju premtova ujë 24 orë në ditë,
    që të gjithë etje mos të keni,
    dhe të laheni sa herë të doni,
    që pastërtorë përherë të jeni.

    Ma bëni hallall por s’e realizova dot,
    na dolën ca punë më prioritare,
    PPP e rrugë të florinjta për Guinness,
    arka e shetit na ngeli pa pare.

    Tashmë na kanë dalë ca borxhe,
    dhe fati hiç fare s’po më ndihmon,
    gjykata ndërkombëtare na dënoi,
    Becchettit t’i paguajmë 135 milion.

    S’ka problem mos u shqetësoni,
    ato para do t’i paguaj unë,
    jo nga xhepi por nga buxheti,
    kur të ketë ca para më shumë.

    Por s’është vetëm Becchetti,
    ka një sërë proçesesh në radhë,
    në total shkojnë rreth 600 milionë,
    si dreqin do i paguajmë vallë?

    Ju premtova legalizime për pronat,
    por ligji e zbatimi çorap është bërë,
    dhe unë s’kam shkop magjik,
    që t’ju bëj pronarë të tërë!

    Edhe himariotëve iu thashë të iknin,
    te Vangjel Tavo nëse prona doni,
    përndryshe nëse jeni për sherr,
    duhet te Vangjel Dule të shkoni.

    Është poshtërsi e madhe të thuash,
    se pronat e qytetarëve, oligarkët i marrin,
    janë vetë qytetarët që nuk i duan,
    dhe strategjikëve e oligarkëve ua falin.

    Ju premtova zhdukjen e informalitetit,
    tani po deklarohet veç paga minimale,
    ku vajtën pagat e mesme që ishin dikur,
    si dreqin ia dilni t’i zgjidhni ato halle?

    Edhe nëse merrni rrogë cash në dorë,
    mos kini turp e as problem fare,
    mos paguani sigurime e tatime,
    mjafton xhepin ta keni plot me pare.

    Ju premtova shëndetësinë falas,
    por na doli një dështim total,
    korrupsion dhe çudira të mëdha,
    burrat shtatzanë na kanë dalë!

    Mos u mërzisni miqtë e mi,
    spitalet private po gëlojnë,
    mjafton të paguani shtrenjtë,
    çdo analizë ua ekzaminojnë.

    Universitetet piramida i mbylla,
    ngelën vetëm ca miqtë të mi,
    për punësim mjafton të jesh militant,
    diploma s’bën punë për asnjëri.

    Për zgjedhje vendet e punës i dyfishova,
    administatën e mbusha me ju që më doni,
    punë në shtet ka, por s’ka profesionistë,
    ju nuk besoni, në konkurs nuk shkoni.

    Thoshin se në parlament futa kriminelë,
    më pas i hoqa nga lista e vura mend,
    por dardhaxhinjtë më dolën hajdutë,
    për intelektualë jo servila s’gjeta vend.

    Ja pra, e shikoni sa punë duhen bërë,
    këto punë duhen patjetër përfunduar,
    prandaj po ju kërkoj mandatin e katërt,
    që vërtet aq shumë e kam ëndërruar!

    Dhe kur të jeni mëzitur shumë,
    te mediet e propagandës do më keni,
    duke u mburrur për suksese imagjinare,
    për opozitën çensurë atje do gjeni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *