• |
ide | kryesore

Trupat ukrainase tërhiqen nga disa zona

Arkiva, Planet
ukrainase



Forcat ukrainase u tërhoqën nga disa pjesë të verilindjes së vendit dhe luftuan me trupat ruse në zona të tjera të mërkurën. Vendimi i Presidentit Volodymyr Zelenskyy për të shtyrë të gjitha udhëtimet e tij të ardhshme jashtë vendit, nënvizoi seriozitetin e situatës dhe kërcënimit me të cilin po përballen ushtarët e tij. Në këtë sfond të zymtë, ndërsa vizitoi Kievin, Sekretari amerikan Shtetit Antony Blinken, u përpoq të siguronte autoritetet atje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke njoftuar një marrëveshje armësh prej 2 miliardë dollarësh. Shumica e parave vijnë nga një paketë e miratuar në Kongres, muajin e kaluar.

Udhëtimi i kryediplomatit vjen ndërsa trupat ruse po kryejnë një ofensivë të re në rajonin e Kharkivit. Ofensiva nisi javën e kaluar, duke shënuar inkursionin më të rëndësishëm kufitar që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë në vitin 2022, e po detyron mijëra vetë të largohen nga shtëpitë e tyre. Në javët e fundit, forcat e Moskës kanë kërkuar të përforcojnë pozicionet e tyre në rajonin lindor të Donetskut. Të marra së bashku, zhvillimet nënkuptojnë se lufta ka hyrë në një fazë kritike për ushtrinë ukrainase që përballet me mungesa të mëdha në armatime.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi të martën vonë se trupat u kthyen nga dy zona në Kharkiv, nga Lukyantsi dhe Vovchanski. Ai tha se vendimi u mor “për të shpëtuar jetën e ushtarakëve dhe për të shmangur humbjet”. Rusia tha se kishte kapur Lukyantsin. Pretendimet e secilës palë nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. Zyra e presidentit të Ukrainës tha se përforcime shtesë po vendoseshin në rajon, duke përfshirë njësitë rezervë të ushtrisë. Në këtë moment të rrezikshëm për vendim zoti Blinken ishte në Ukrainë për të theksuar mbështetjen e SHBA-së. Sipas zyrtarëve amerikanë shumica e parave që ai njoftoi të mërkurën, rreth 1.6 miliardë dollarë, vijnë nga 60 miliardë dollarë akorduar Ukrainës me ligjin shtesë për ndihmën e huaj, miratuar nga Kongresi dhe nënshkruar nga Presidenti Joe Biden./VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *