• |
ide | kryesore

Shqiptari e vrau ish-gruan në mes të Athinës për një foto në Facebook

Arkiva, Lajme, Të fundit
facebook



Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarjes shqiptare , Enkelejda Limaj në Athinë. Mediat greke kanë publikuar të dhëna të shumta tragjike se ai ajo ka jetuar një ferr me rrahje, abuzime dhe sharje për vite të tëra nga bashkëshorti i saj, Eduard Danaj. Raporti mjeko-ligjor zbuloi se në trupin e vlonjates kishte 15 plagë me thikë. Në polici autori i krimit, ka thënë se shkak u bë një foto në Facebook që e çoi në vendimin për ta vrarë. Ai pretendon se e ka parë Enkelejdën të shfaqte foto me një burrë tjetër dhe vendosi t’i jepte fund gjithë kësaj.

“Nuk durova ta shihja të dashurin e saj. Ai po ngiste makinën time dhe unë punoja dy punë. E mendova me shumë kujdes dhe vendosa që një natë më parë. E dija se sa orë shkon ajo në dyqanin ku punon dhe pa humbur kohë mora një thikë nga shtëpia dhe shkova në vendin ku e dija se do të shkonte në punë. Sapo e pashë që po vinte, iu afrova i thashë “çfarë ka ndodhur, a je mirë, të ngjitemi në shtëpi” dhe ajo m’u përgjigj “nuk kemi punë bashkë shkojmë në shtëpi”. Pastaj u largova nga atje në këmbë, shkova për dy orë për të fjetur në një hotel dhe kur u largova kërkova alkool dhe fillova të endem nëpër rrugë”, ka deklaruar 50-vjeçari.

Enkelejda u takua me Eduardin kur ajo ishte 17 vjeç dhe të dy lanë Vlorën për një të ardhme më të mirë në Greqi. Në moshën 19-vjeçare, lindi vajza e parë, por sipas dëshmisë së viktimës të dhënë 7 maj muaj më parë kur denoncoi për herë të fundit ish-burrin për dhunë, ajo ka treguar se asnjëherë nuk shkuan mirë si çift.

“Më ka kërcënuar, abuzuar shumë herë, më ka mërzitur. Kam raportuar disa incidente, por jo të gjitha”, – ka dëshmuar 40-vjeçarja në 7 maj në polici. Ajo është shprehur se ish-bashkëshorti e ka vëzhguar prej një jave me makinë jashtë shtëpisë së saj. Enkelejda ka deklaruar se iu afrua dhe i tha se çfarë bën këtu, po ai e ka rrahur dhe duke i thënë se do ta djegë. Skena e krimit është kapur nga kamerat e sigurisë dhe ka qenë vajza e çiftit që i ka thënë policisë se cilat kamera kishin filmuar ngjarjen në vendin e sulmit. Të hënën shqiptari do të dalë në gjyq i akuzuar për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. ©LAPSI.al


4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *