• |
ide | kryesore

Berisha: Shihni si bënin plane për vrαsje deputetët e Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti farsë operacionin e SPAK që lëshoi 50 mandate arresti për kokat e krimit në vend të lidhur me eksponentë të politikës. Berisha thotë se kapot u njoftuan më përpara që ata të arratiseshin dhe të ndaloheshin vetëm disa njerëz pa peshë.

“Sot dhe dje, ju lexuat për operacionin e 50 kallp-mandateve. Por, çfarë tregon? Tregon se deputeti Ndoka bënte plane për të vrarë deputetin tjetër. Deputeti Rraja bënte plane mafioze për të vrarë mafiozin Ndoka. Që të dy miq me kokë të kryehajdutit, të kryekryeminelit të Shqipërisë, Edi Rama.

Me 50 mandate arresti, nga të cilat asnjë boss, asnjë lejtnant i bosëve, as u ndalua, as nuk u arrestua. U arrestuan gjithsej 5 magazinierë, furnitorë dhe të tjerë. Me këto mandate, Altin Dumani kërkon të mbyllë lidhjet politike të Edi Ramës me krimin. Lidhjet e tmerrshme të Taulant Ballës, këtij banditi, i cili përfaqëson klanet më të rrezikshme të krimit në Shqipëri.

Lidhjet e Pjerin Ndreut dhe bandës tjetër me radhë. Me këto mandate kallp, Altin Dumani, dyshja famëzezë Dumani-Kraja kërkojnë të mbyllin krimin monstruoz elektoral të këtyre kriminelëve. Mandatet që rrëmbyen në emër të Edi Ramës. Pra, e shikoni vetë se me çfarë horrash kemi të bëjmë në këtë shtet. Ky është shteti i mafies, shteti i hajnave, shteti i horrave që po shkatërron Shqipërinë dhe shqiptarët” – tha Berisha në tubimin e përnatshëm të mbështetësve që mblidhen poshtë banesës së tij.

Berisha bëri akuza të forta edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Drejtorët e Erion Veliajt vodhën 38 milionë euro dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut të vjedhjes së tyre. A e dini o miq se hoteli i tyre me 5 yje në Durrës, lartësohet çdo ditë e më shumë? A e dini ju o qytetarë se Brisa e tyre në Dhërmi pret çdo ditë, e ndërtuar me paratë e vjedhura, pret çdo ditë turistë. A e dini ju se hoteli tjetër pret dhe është plot? Sepse Altin Dumani paguhet që të mos i konfiskojë, që të mos sekuestrojë pasurinë e vendosur mbi vjedhjen e parave të shqiptarëve” – tha Berisha që ftoi qytetarët që të protestojnë të martën para bashkisë. ©LAPSI.al


12 Comments

  1. Dosja britanike e Berishës “non-grata”: Zbulohen lidhjet korruptive dhe me bosin hasian të krimit në Londër,faktet qe salihu e sorollopi i tij te rrugica te lexojne dosjen dhe te dalin per revolucionin e rradhes,salih mos e harro Lumneshin dhe krimet qe ka bere kur ti ishe ne pushtet

  2. Sala haron Sokol Olldashin, Azem Hajdarin qe i ka vrare edhe pastaj i ka bere edhe heronj, ti je me i poshter qe te vret naten edhe te qan diten

      1. Po Remzi Hoxhën kush e vrau!?
        Po në Bulevard kush vrau!?
        Po në 97-ën kush hapi depot e armëve me të cilat u vranë 3.000 dhe më pas deklaroi se ramatosja e popullit s’përbën problem mbasi edhe Zvicra është e armatosur!?
        Këto më sipër janë 10 përqind e realitetit.
        O idiotë, a e kuptoni se çfarë krimineli është Berisha !?

        1. o komunist, ne bulevard ai qe vrau ato fakirat e graduat kryerilindes ne Mat. 1997 harrove qe e bene Zanra Caushat me social komunsitet si Skender Gjinushi me shoke dhe ku gjithe ata qe moren leket ishin ish punonjesit e sherbimit sekret te partise de Punes.

          Ju komunisteve te rilindur duhet tju qish baxhellat travestite se ju skeni lidhje me njeriun dhe me demokracine.

    1. Po pse qe kur Sali Berisha qenka Jaho Salih? Jahoja ishte drejtori policise qe ne bashkepunim me spiunin gruqim Fatos Klosi (nje komunist ne cdo qelize)vrane Azem Hajdarin.

  3. Po Remzi Hoxhën kush e vrau!?
    Po në Bulevard kush vrau!?
    Po në 97-ën kush hapi depot e armëve me të cilat u vranë 3.000 dhe më pas deklaroi se ramatosja e popullit s’përbën problem mbasi edhe Zvicra është e armatosur!?
    Këto më sipër janë 10 përqind e realitetit.
    O idiotë, a e kuptoni se çfarë krimineli është Berisha !?

    1. Cudi e madhe me debilat e pandreqshem, edhe se dhe kur Zahoja te jete ne mandatin e 15 si Sulltan i Shqiperise, po prape fajin do e kete Berisha sipas jush. A ju gamissha mamatë mor skllever te lindur!

  4. hajde se mut jeni te gjith, jeni te gjith ju politikanet e 30 viteve te fundit te zhytur ne krim. Harrove qe ky ishte me par shef policie ne kohen tende se ishte militant i PD me gjith familje? Pse nuk e thua dhe kete pjes, cop bythqiri. Pse nuk flet per Vis Martinaj qe bente fushat per ty e financonte dhe PD. Varikars.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *