• |
ide | kryesore

Çfarë tregon zbardhja e skemave të vrasjeve nga SPAK 

1, 2, Arkiva, Ide
andi bushati


Rritja e statistikave të të arrestuarve nga SPAK, në mënyrë krejt paradoksale, po zhbën ditë pas dite arsyen për të cilin ky institucion u ngrit. Sa më shumë vjedhje kolosale apo skema vrasjesh kriminale që zbulohen, aq më tepër mpaket besimi i publikut se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. 

Këtë dëshmoi edhe dosja e rradhës për aktivitetin e disa prej bandave më të rrezikshme të vendit, që operonin në zonën mes Lezhës, Laçit, Fushë Krujës dhe Tiranës. 

Çfarë gjejmë aty? Një ish deputet të PS-së, Arben Ndoka, që për muaj të tërë angazhon një ushtri me vrasës, për të kryer një krim. Një përfaqësues të Rrahjave, klanit tjëtër të një ish deputeti rilindas, i cili organizon një pritë për vrasje, këtë radhë kundër vetë Arben Ndokës. Pastaj në skenë del, Astrit Avdyli, personazhi i dosjes 339, i bërë i famshëm nga përgjimet e Bild, që prej qelive të paraburgimit kontrollon killerat me pagesë. Më tej Pëllumb Gjoka, siguruesi i hambarit të votave në Qarkun e Shkodrës, që është i aftë të rekrutojë shefa policie, për të vazhduar aktivitetin ilegal të lojrave të fatit. Më tej, njeriu i afërt i drejtorit të përgjithshëm të policisë, Ardi Veliut (çuditërisht përmendet me emër në dosje), që gënjeu publikisht për krimin elektoral të Elbasanit, i cili spiunon për llogari të grupeve mafioze.  

LEXO ME TEJ:

Metamorfozat/ Përgjimet e SKY ECC nxjerrin fytyrën tjetër të Rilindjes

Po ta vështrosh nga një këndvështrim ku SPAK refuzon të thellohet, të gjithë këta elementë i lidh një gjë e vetme. Ata, në një mënyrë ose në një tjetër, kanë prodhuar vota për partinë në pushtet. Dhe ky dyshohet se ka qenë çeku i bardhë për të pasur liri në aktivitetin e tyre kriminal.

Kur ndjek këtë logjikë, natyrshëm të vjen ndërmend pyetja: Po a shkon dot Prokuroria e Posatçme tek ata që i’a falën killerave këtë liri? Ai i prek dot ajo krimet elektorale që kanë rrënjosur pushtetin e një bande të vetme?

Mjafton të ngresh ketë dilemë për të kuptuar se në mënyrë krejtësisht kontradiktore, SPAK-u, aq sa po e rrënon moralisht këtë qeverisje, duke nxjerrë në shesh të vërteta që as imagjinata më perverse nuk do të kish mundur ti fantazonte, po aq dhe po e përforcon pushtetin e saj, duke mos i prekur thelbin e ekzistencës.   

Ky konkluzion po aq sa është i vërtetë i për aferat kriminale, vlen njësoj edhe për ato korruptive. Po të zhytesh në skandalin e inceneratorëve sheh se prokurorët dhe hetuesit kanë gjurmuar ata që kanë çuar ndonjë lekë në shtëpi, që kanë përfituar ndonjë biletë udhëtimi apo shtrat erotik hoteli, ndërkohë që nuk kanë guxuar të zbardhin arkitekturën mostruoze të grabitjes që në fund do ti kushtojë shqipëtarëve afto gjysëm miliardi euro. Pra edhe këtu SPAK-u njollos, bën pis, përforcon bestydninë kolektive të një populli që vidhet përditë, por nuk është në gjendje t’i japë përgjigjen se cilët janë hajdutët e vet realë.    

Dokumentat e inceneratorit/ Ku filloi sherri i zgjatur Balluku-Veliaj

Pikërisht ky paradoks, ku pikturohet përmes faktesh të panumërta se po bëhet batërdia, por ama ku e keqja sistemike mbetet pa kokë, po rrëndon përditë e më shumë besimin tek një institucion që u ngrit me shpresën se të paprekshmëve do i vinte fundi. 

Për të perifrazuar një shprehje të një prej përkrahësve fillestarë të tij, ish ambasadorit Donald Lu, SPAK nuk po shkon dot tek peshqit e mëdhenj. Ai po kënaqet duke bërë statistikë me cironka, prandaj dhe krimi dhe korrupsioni bëhen më të fortë, ndërkohë që rrjeta duket e mbushur plot me të arrestuar.

©Lapsi.al


22 Comments

    1. Kam vite qe nga lajmet ne Shqiperi te vetmin portal qe kam kenaqesi te ndjek eshte lapsi.al qe deri me sot nuk me ka zhgenjyer. Vazhdoni keshtu. Ky portal ka mbetur e vetmja platforme ne kete vend ku arrin te paraqese te verteta rrenqethese, ku nga lajmet e pasqyruara ne cdo vend demokratik qeverite minimalisht do te dorhiqeshin. Duke qene se ne vendin tone ku aleanca shtet-krim behet gjithmone dhe me e dukshme, pavaresisht qe kjo gje dihej, arrihet te kuptohet dhe suksesi i Rilindjes ne cdo zgjedhje parlamentare apo lokale. Ne te njejtjen kohe kuptohet dhe shumfishimi i krimeve dhe korrupsionit duke qene qe sic e citon dhe Bushati u eshte dhene cek i bardhe si shperblim i sherbimit te dhene. Sa keq ku jemi katandisur ne si popull qe po na mpihet truri cdo dite nga propaganda e pafundme qe na e japin mediat e pushtetit (top-channel, klan, etj), ku qellimi i vetem eshte qe npm programeve si big-brother, perputhen etj etj, te harrojme rrenimin e arsimit, rrenimin e fjales se lire, rrenimin e cdo gjeje qe ka vlere vetem me vetem qe te na rroje rilindja me ne krye rilindasin qe na e ka zili e gjithe Bota apo dhe universi.

  1. Te lumte lapsi o bushat ,mshoi ma shume lapsin per kto hajdute dhe tradhetare te kombit ,funderina dhe rrugecer .

  2. Te lumte bushat ,po keta socialistat edhe komunistet nuk te besojne.Thone se gjoja keta lloj personash problematike,kane qene kontigjent qe kane perkrahur demokratiken qe ne 92,u perdoren nga demokratikja ne 96,97.Ndersa pas 2005 u kthyen ne biznesmesmene dhe ishin te punesuar ne pozicione te lakmuara dhe ku kishte shume leke ne administraten e doktorit edhe likes.E verteta eshte qe gate qeverisjes se doktorit edhe Ilirit u zhduken krejt bandat edhe kriminelet.

  3. Kokalari i përgjigjet Argitës: Ti ke qenë qafa që drejtonte kokën e korrupsionit në PD, mos na detyroni të merremi me ju,mire salihut ja kepinit bythen me mut,por dhe bushatit keni filluar tja lepini bythen,lindet lepirsa dhe do ngordhni lepirsa te regjiur,shpellkaret ne qytet,kombi ne rrezik,qazim mulleti

    1. Ja dhe nji qelbesire e hajduteve! Ky muti i paloqe i ores 22:22 Qe jeni te shkerdhyer familiarisht ju te rivjedhjes, dihet nuk ja nevoje te na e perseritni!

  4. E ke myt Bushat. Po ky Martinaj, që thonë ishte kryesori në këtë rrjet vrasësish, i kujt ishte ky, apo ky u harrua tani?!

  5. E mbani mend kur sapo mori pushtetin sekti mavi na u be tritoli si vakt ushqimi ?
    E mbani mend qe sapo niste nje proteste , ai qe sot e shihje ta perkrahte apo ta drejtonte protesten te nesermen ishte kundra saj ?
    E mbani mend “fundin e marrezise” por qe nuk pati kurre fund edhe sot e kesaj dite ?
    E mbani mend luften ndaj “lazaratit” dhe me pas hashashizimin e gjithe shqiperise ?
    E mbani mend historine e trilluar te babales , po te atij shefit te krimeve qe banditet i vune pistoleten ne koke brenda ne komisariatin e Krujes (ne sy te ministrit te sotem te brendeshem) ?
    E mbani mend kur siria ishte ne lufte dhe kishte nje popull te tere azilantesh por ne zinim vendin e pare ne europe si azilkerkues ?
    E mbani mend terrorrin e dritave , te rrugeve te florinjta , rivitalizimin , tenderat sekret ….etj etj ?
    I mbani mend anijet eneritike qe nuk kane punuar sikur edhe nje dite te vetme dhe paguhen 120 milon euro ndersa po ti blije kushtonin vetem 15 milion euro ? Po satelitet , e sa e sa çudira te tjera te pafundme te ketij sekti antishqiptar ?

    Ne fund na u desh edhe nje çudi tjeter , na krijuan SPAK-un . Na thane se SPAK-u do beje namin e do tu fusi tmerrin hajnave dhe abuzuesve te ligjit por qe deri tani nuk po i shohim ndonje rezultat .

    Por a eshte i besueshem sot per sot SPAK-u ? Une them me plot gojen JO .
    Me thoni nje dosje qe e ka marre ne dore SPAK-u dhe e ka çuar deri ne fund ?
    Thjesht po i bejne çeshtjet terkuze , po bejne litar rone . Pse SPAK-u nuk mori ne shqyrtim dosjet e dibres dhe durresit(339) ? Ka kater vjet inceneratori dhe keta nuk merren me thelbin por me periferine e cironkave . Kush u denua tek inceneratori i Fierit dhe Elbasanit ? Ca cironka qe skishin lidhje fare me kete krijese . Per çare u denuan apo jane kerkuar denime ? Per çdo gje tjeter por vetem per inceneratonin jo .
    Ça po presin per “5D” ? Ça bene me shendetesine , po rruget e arta ? Po me KESH-in ? Me TIMS-in qe ne vetvete eshte nje superskandal ? Nese kjo qe ka ndodh me TIMS-in do te ndodhte ne amerike “iraniani” qe beri skandalin do te merrte minimalisht 3-4 ergastolo . Keta thjesht po e bejne terkuze , po çarçafosin dhe shkaterrojne çdo dosje me tejzgjatjen ne kohe te tyre duke arrestuar ca cironka dhe duke u dhene viston “peshkaqeneve” .
    Ne fund po beje nje pyetje retorike . Nese SPAK do bente namin e do ju kallte daten hajnave athere pse “peshkaqenet” nuk e kane frike ? Pse vjedhjet dhe grabitjet jane shtuar ?
    Pergjigjja eshte e thjeshte , SPAK eshte nje krijese e mendjes djallezore te te gjatit tone . Sa kohe qe te jete ne pushtet SPAK-u ti sherbej atij dhe pushtetit te tij , me vone shohim e bejme .
    E keni degjuar te gjatin tone kur thoshte se SPAK eshte krijese e tij dhe e sektit mavi ? Eshte e vetmja e vertete qe ka dale ndonjehere nga goja e tij e qelbur . Ideator , propozues dhe skenarist per krijesen “SPAK” eshte i gjati ine , USA dhe BE thjesht e financuan . Me “krijesen” e tij te quajtur SPAK , i gjati ine ua futi edhe vete amerikaneve(ose te pakten mendon se ua futi) dhe po e perdor kete krijese per te zgjatur pushtetin e tij ne pafundesi . Ju mori leket atyre dhe krijoi nje monster qe sot per sot po e perdor dhe po bene ça te doje .

    A do jete neser i besueshem SPAK-u ? Une them me plot gojen PO .

    Amerikanet nuk bejne gjera sot per sot por bejne gjera qe te jene per sot , per mot e perjete .
    I sigurt te jesh , se ajo krijese qe sot per sot po te ushqen neser do te te haje edhe vete ty o i gjati ine .
    Kush ka guxuar tua dredh amerikaneve e ka marre gjysmen e lekut .
    E ke pare filmin “Te paprekshmit” me Kevin Kostner ? Shikoje , se do ta kuptosh qe me miellin e amerikanit nuk guxon as ta mendosh qe te beshe shaka e jo me tua vjedhesh .

    Ky sekt i mallkuar mavi erdhi ne pushtet me strategji te paramenduar , premtoju parajsen dhe jepu ferrin .
    Kallju daten te gjitheve , bliji ata qe blihen , largoi e syrgjynosi te “pagdhendurit ” dhe sundo pafundesisht .
    Por çdo gje e ka nje fund o i gjati ine . I yti do jete shume i dhimbshem .

    Une te them o i gjati ine : se ashtu siç ne turizem ti je qershia mbi torte si turisti me i madh i ketij vendi . Qershi mbi tort do jesh edhe per kete makineri apo “grirese mishi” qe quhet SPAK .

    Shkofsh ne ferr o felliqesire e llum i ketij vendi .

    1. Të përshëndes nga zemra për këtë koment që i ka thënë të gjitha për mynxyrat që ka sjellë rilindja e neokomunizmit-mafioz sorroist shqiptar.

  6. SPAK ka nisur hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi i gjithë transaksioneve financiare në emër të tij, gruas dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të tij apo familjarëve me të tretë.

  7. Nga lidhjet me Berishën te blloku i llogarive, zbulohen të pathënat e Martinajt: E ‘veshi’ krimin me papion dhe kollare

  8. Opozita e ka ndihmuar Edi Ramën sa herë ka refuzuar të bashkëpunojë. E ka ndihmuar më 2015 kur refuzoi reformën territoriale, e ka ndihmuar më 2019 kur iku nga Parlamenti dhe akoma më shumë kur ikën nga zgjedhjet lokale. Thjesht i forcuan pushtetin.

  9. Pastrimi i politikës vjen nga pastrimi i krimit. Edhe pse askush nuk do ta pranojë, bandat, të tashme, apo të djeshme, pikërisht nga politika kanë pasur fuqinë e tyre. Disa prej tyre si ajo e Martinaj, Ndoka, Bami, Shullazi, Lul Berisha, Abdylaj, ishin pjesë e politikës, përmes forcës dhe dhunës së tyre. Shumë prej tyre, si edhe klani Lici në Shkodër, apo Bajri, po në të njëjtin qytet, ishin fillimisht pjesë e strukturave të opozitës së tanishme dhe, edhe nëse nuk duam ta pranojmë, ata ishin garda e tyre e hekurt që në vitin 1992.

    1. Un jetoj jasht shqipris e kam pa ne televizor Ardi Velin me at prekurorin qe sot esht prekuror ne spak qe genjyn qe nuk gjet as gja kompromentuse per ngjarjen e Elbasanit qe met vrare nji person

  10. unë nuk e përjashtoj mundësinë që edhe dëshmitë, jo vetëm të njërit por edhe të disa ish-zyrtarëve të lartë të SHIK të kenë zënë pjesë, të jenë diskutuar në atë që quhet sesioni i mbyllur në këtë apel të zotit Berisha, një apel i paprecedent siç unë e përmendja dhe në kronikën që u transmetua.

  11. Edhe nji analize e felle e nipit te Hyses.
    Ceshtja eshte nen hetim. Bushati qe ka mbaru per italisht e qe sja ka haberin hetimit te proves, e qe ne fakt si ka thone njeri puna mbare, ankohet pse SPAKU nuk arreston ato qe i do bytha Bushatit.

    Bushat ndaje menjen, a osht i kap SPAKU apo jo?

  12. per te gjithe te ngjashmit me te berishiane!! Berisha dhe ju jeni turpi i Shqiperise me i Madhi i te gjitha kohrave! Vetem per lufte mes vedi dhe per vrasje flisni! Saliu shiti jugun tek Greku mjafton te kishte veriun per te cilin kishte rene dakord me UDB

  13. Rrenjet e kesaj organizate kriminale, akoma nuk po duken. Jane thelle dhe vetem me nje zgjedhje popullore, mund te dobesohen. Eshte e qarte qe keta zgjebarake te fasadave i solli ne pushtet krimi dhe ai po i mban me pare e me vota duke shkaterruar nje e nga nje te gjithe zonat e Shqiperise!

  14. o Bushat boll tregove vetem gjysmen e medaljes vetem pse paguesh nga greket dhe Berisha. NJe gazetar profesionist i thot te gjitha jo vetem ato qe i interesojn pasi tregon thejsht qe eshte i paguar. Shum dakort qe PS eshte e lidhur me krimin. Po nuk na the, ai Vis Martinaj per ke mblidhte vota? Nuk na the pse Berisha nuk e permendi njeher Vis Martinaj kur te tjeret i tha te gjith me emr mbiemer? Ja pra o Bashat bythpamuku qe ti je pjes e kesaj loje, ti sulmon nje grup mafjoz per llogari te nje grupi tjeter mafioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *