• |
ide | kryesore

Historia/ Tetë vitet e Suning te Inter: blerja e trofetë deri në lamtumirën e trishtë

F1, Sport
Inter


Më 6 qershor 2016, pothuajse tetë vjet më parë, faqja e internetit e Inter publikoi këtë deklaratë zyrtare: “F.C. Internazionale dhe Suning Holdings Group janë të kënaqur të njoftojnë nënshkrimin e një partneriteti strategjik historik. Suning Holdings Group do të blejë shumicën e Inter, klubi i njohur në mbarë botën e ndër më prestigjiozët për historinë dhe traditën. International Sports Capital do të jetë aksioneri i vetëm i pakicës, me Erick Thohir që do të vazhdojë të drejtojë klubin si President. Internazionale Holding do të pushojë së qeni aksioner, me Massimo Moratti që do të largohet nga klubi pasi shkroi historinë për vite me rradhë, duke arritur suksese prestigjioze, përfshirë edhe tripletën e vitit 2010, që do të mbetet përgjithmonë e paharrueshme”.

Kështu filloi historia e grupit kinez në pronësi të Zhang Jindong, babait të Steven Zhang, në klubin zikaltër. E tani, familja është duke e humbur kontrollin nisur nga pasojat e huazimit të kërkuar nga Oaktree në vitin 2021.

EUFORIA E ZHANG

Një shpenzim prej rreth 700 milionë euro, duke marrë parasysh gjithashtu aksionet që Suning mori më pas nga Thohir si dhe rritjen e kapitalit, kreditë e aksionerëve dhe sponsorizimet. Investim që u festua në Nanjing me një dolli mes dy sipërmarrësve dhe fjalimin në të cilin Zhang Jindong tha se dëshironte të “fitojë gjithçka”. Ishte periudha në të cilën Kina kishte një interes për zhvillimin e futbollit dhe blerja e një ekipi historik si Inter ishte në duart e Suning, i cili jo çuditërisht nuk u kursye në investime. Pika e kthesës erdhi në tetor 2018 me emërimin e presidentit Steven Zhang dhe daljes përfundimtare të Thohir nga skena. Dy muaj më vonë presidenti i ri, në darkën e Krishtlindjes të Inter, e la veten të deklaronte: “Do të jemi në gjendje t’i shtypim të gjithë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj”.

CONTE E PANDEMIA

Premtimet u pasuan me fakte, fillimisht me punësimin (ishte dhjetor 2018) të Giuseppe Marotta ndërsa verën e ardhshme mbërritën Conte, Lukaku, Barella dhe Sensi. Një fushatë blerjesh faraonike që hodhi themelet për atë që do të bëhej trofeu i parë i Suning: titulli 2020/21. Një sukses i cili, megjithatë, u pasua nga ndarja e menjëhershme nga ish-trajneri i Italisë, i cili i kishte kuptuar se vështirësitë e pronësisë nuk do të mund të mbështesnin investime më të mëdha. Pandemia dhe ndryshimi i ideve të Kinës për futbollin kishin bllokuar efektivisht fluksin e parave nga Nanjing drejt Milanos dhe ishte pikërisht atëherë që familja Zhang filloi të mendonte për një hua për të rikuperuar burimet e nevojshme për menaxhimin e klubit. Në maj 2021 hyri në skenë Oaktree.

MODELI I RI EKONOMIK

Kështu filloi një mënyrë e re e menaxhimit të klubit: kontrolli i kostos, tregtimi i lojtarëve dhe qëndrueshmëria. Duket si pararendës i një zvogëlimi sportiv edhe përpara atij ekonomik, por puna e drejtuesve në merkato dhe e Simone Inzaghi në fushë i prishi parashikimet. Mbërriti Kupa e parë e Italisë dhe Superkupa e parë e Italisë, por edhe djegia për titullin e humbur në finale ndaj Milan. Palmaresi pasurohet edhe një herë nga Kupa e Italisë dhe Superkupa e Italisë me një tjetër goditje: finalen e humbur në Champions ndaj Manchester City. Këtë herë, megjithatë, është një zemërim pozitiv, të cilin mjedisi e kanalizon, duke e shndërruar në një ndryshim mentaliteti: “Mund ta luajmë kundër të gjithëve”. E kjo, më pas, çoi në Superkupën e Italisë dhe titullin e këtij viti.

Lexo më tejZhang i dorëzuar, në 22 maj humbet kontrollin e Inter: Oaktree e planet për klubin zikaltër

“Të shoh yjet përsëri” ishte slogani i fushatës së biletave të sezonit 2018/19, e cila mbeti e famshme, si I’m Inter” e titullit 20/21. E familja Zhang në fakt e ktheu Inter të shihte ata yje të cilat mbi stemën (e rinovuar plotësisht në 2021), u dyfishuan me titullin e 20. Pa harruar edhe firmën në qendrën sportive Appiano Gentile, e cila që nga fundi i vitit 2016 quhet “Suning Training Center në kujtim të Angelo Moratti”.

LAMTUMIRA E ZHANG

Steven Zhang largohet nga skena me shtatë trofe, presidenti i dytë më i suksesshëm i Inter së bashku me Angelo Moratti. Por e bën me shumë trishtim, i paaftë për të festuar në Milano këtë vit dhe në heshtje në festën e fund-sezonit. Një histori e ndërtuar me suksese dhe vështirësi financiare. Oaktree, përveç lavdisë, do të trashëgojë gjithashtu një obligacion prej 415 milionë euro (e lëshuar në shkurt 2022) për të rifinancuar një obligacion të mëparshëm që mbulonte vrimat e menaxhimit të trashëgimisë Thohir/Moratti dhe një bilanc që – edhe pse në përmirësim të vazhdueshëm – do të vazhdojë të shënojë një deficit, të vlerësuar në rreth pesëdhjetë milionë euro, që nga 30 qershori i ardhshëm. Por ai lë edhe një kujtim të pashlyeshëm në historinë e klubit, të cilin çdo punonjës, nga lojtarët tek drejtuesit e deri te stafi teknik, jo rastësisht e kanë njohur në këto orë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *