• |
ide | kryesore

“The Times”: Si Putin po e kthen Serbinë në një “Rusi të vogël të Ballkanit”

Arkiva, Lajme, Të fundit
rusi


“Si Putini po e kthen Serbinë në një “Rusi të vogël të Ballkanit”. Me këtë titull gazeta e njohur britanike “The Times” i ka kushtuar një shkrim të gjatë asaj që po ndodh në Ballkan duke zhvilluar edhe një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit paralajmëron se Kremlini po përdor Serbinë për të përhapur dezinformata kundër aleatëve të Ukrainës madje duke i quajtur ato “të paprecedenta”. Në shkrimin e Hannah Lucinda Smith që ka vizituar Prishtinën citon Kurtin të ketë thënë se Rusia po punon së bashku me Serbinë në fushata dezinformuese dhe sulme kibernetike kundër vendeve ballkanike që po mbështesin Ukrainën.

 

“Albin Kurti, udhëheqësi pro-perëndimor i vendit të vogël, i cili u nda nga Serbia pas luftës së viteve 1998 – 1999, thotë se Kremlini po përdor lidhjet e tij me Beogradin, një aleat i vendosur, për të ndezur tensionet ekzistuese në ish-Jugosllavi. Kosova ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë predha mortajash dhe automjete të blinduara, dhe është pjesë e një koalicioni shumëkombësh të çminimit në vend. Ajo gjithashtu ka miratuar një rezolutë për të strehuar deri në 5000 refugjatë ukrainas dhe ka ndaluar shtetasit rusë të hyjnë në Kosovë. Një flamur i madh ukrainas është ekspozuar në qendër të kryeqytetit të Prishtinës” – thuhet në shkrim.

Sipas Kurtit, Kremlini po përdor lidhjet e veta me Beogradin, një aleat i ngushtë, për të nxitur tensionet në Ballkanin Perëndimor. “Në Ballkan, Serbia po vepron si një “Rusi e vogël”. Mënyra se si mediat serbe kanë pasqyruar konfliktin në Ukrainë, duke pretenduar menjëherë pas pushtimit rus se Ukraina ka sulmuar Rusinë, tregon mbështetjen e tyre për Rusinë” – thotë Kurti. Kryeministri i Kosovës shtoi se dezinformimi po vepron si një front i dytë i luftës, me mediat serbe që paraqesin ngjarjet në veri si të provokuara nga Qeveria e Kosovës. Ai beson se qëllimi i këtyre operacioneve është të provokojnë përplasje të mëtejshme dhe të shpërndajnë lajme të rreme.

“Kremlini po përdor tani dezinformatat në Ballkan jo vetëm për të destabilizuar demokracitë tashmë të brishta të rajonit, por për të tërhequr paralele të rreme midis luftës së Ukrainës dhe bombardimeve të NATO-s të Beogradit në vitin 1999 gjatë kulmit të luftës në Kosovë. Bombardimet vazhdojnë të ngjallin ndjenja të thella antiperëndimore në Serbi dhe konflikti në Kosovë është ende një qendër e dezinformatave; në vitin 2019, Linja Ballkanike , një film artistik i përbashkët i prodhuar nga Rusia dhe Serbi, përshkruante ushtrinë ruse që nxitonte në aeroportin e Prishtinës për të ndaluar rënien e saj në duart e bandave kriminale. Në realitet, trupat ruse pushtuan shkurtimisht aeroportin në shenjë hakmarrjeje që Moska ishte lënë jashtë një marrëveshjeje paqeje”, – thuhet në shkrimin e medias britanike. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *