• |
ide | kryesore

Akuzat e Berishës/ Dumani: Nuk jam peng i askujt!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj akuzave të Sali Berishës se është peng i kryeministrit Rama dhe se po i shërben shumicës në pushtet, duke lënë në arrest shtëpie Berishën, në funksion të goditjes së opozitës. Akuzat ia artikuloi deputeti Flamur Noka në emër të Sali Berishës dhe kreu i SPAK u përgjigj:

“Nuk jam peng i askujt! Zero shanse të ndikojë kush në punën time e të prokurorëve të SPAK’ u shpreh i prerë Dumani akuzave te Flamur Nokes se ai ishte peng.

Dumani u shpreh i vendosur që ai si drejtues dhe SPAK do të vijojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por nënvizoi se në këtë luftë Prokuroria e Posaçme nuk duhet të qëndrojë e vetme.

“Shifrat janë kokëforta e flasin vetë. Kemi rënie të ulit të referimeve të korrupsionit nga institucionet publike me 40%. Thirrja që bëj përmes adresimit të shqetësimit është kjo: Të gjithë institucionet duhet të bashkëpunojnë . Ne jemi hallka fundore. Të gjithë institucionet duhet të punojnë e basshkëpunojnë fort me ne”

Prej orës 10:00 Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në një seancë dëgjimore përballë deputetëve të Komisionit të Ligjeve. Ai tha se prokurorët janë të dhurdhër ndaj akuzave të politikës dhe përgjegjësinë e kanë vetëm përballë shqiptarëve.

“Ne kemi marrëdhënie institucionale e proceduriale me të gjithë funksionarë e ish funksionarë. Jemi të shurdhër ndaj cdo lloj retorike politike. Jemi përgjegjës vetëm përballë ligjit e shoqërisë shqiptare…. Prokurorët e SPAK duhet ti bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj presioni politik apo mediatik, sepse në ndihmë na vjen pavarësia kushtetuese e ligjore. Nuk duhet të influencohemi fare nga lufta politike e mediatike, por duhet të përmbushim detyrën. Marrëdhënia me politikën është thjesht institucionale e proceduriale” u shpreh Dumani.

Pavarësisht nga deklaratat e kreut të SPAK, duhet thënë se kryeministri Edi Rama është i vetmi që nuk është thirrur asnjëherë në SPAK pavarësisht skandaleve që kanë shpërthyer brenda mazhorancës. Ndërkohë kreu i opozitës është në arrest shtëpie për privatizimin e kompleksit Partizani, megjithëse ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtarisht.


5 Comments

  1. hahaha, Mulin e kan cu si papagall te Berishes. Hedh akuza dhe nuk ka asnje prov. Kurse Dumani nuk flet fare per Mulin, thejsht po mbledh prova. Kujdes Mulo se mos del dhe ti te ato pergjimet e SKYECC.

  2. Bravo Dumani, repsekte. Jepi e mos u intimido nga asnje varikars. Kur politika sulmon drejtesin, do te thot qe politika eshte e korruptuar. Kushdo qe sulmon SPAK, i majt apo i djath, thjesht sa verteton qe eshte ne mut deri ne fyt, verteton fajesin e vet. Saliu pa nisur operacioni, llapa llapa skap andej e skap ketej. Kur u be operacioni, per cudin e te gjitheve, filloi llapa llapa akoma me keq. Kushedi si e ka hallin. Per cdo sukses te SPAK Salikja merzitet se e kutpon seriozitetin e SPAK. Mos i del ndonje pergjim aty dhe ketij. Po akoma me e cuditshme eshte fakti qe i permendi te gjith me emra e mbiemra, pervec njerit. Vis Martinajt. Pse vall kete nuk e permendi? Koha do e tregoj.

  3. Hahaha s’është peng i askush!! Je peng i Ramës, i amerikaneve marksistë dhe dhe fëmija e dinë!!
    Atëherë me që thua se sje ,përse Berisha është i izoluar???

    1. po shoku, toka eshte e shesht dhe amerikanet jan karsista. Hajde loqe hajde. Prandaj ju qe rrini posht ballkonit luftoni USA, ngaqe eshte kamuniste. Tani eshte e qart. Behuni me Putin qe eshte demokrat i vertet dhe vazhdoni luften posht ballkonit.

  4. Ne fakt Flamur Noka te thau peshtymen Duman,te kapi fiks aty ky te dhembi me shume,u irritove,dole jashte kontrollit,kerkove ndihme te Bushkja e Pertise e riomre veten dhe fillove recitimin !Je i kapur 100% !
    Ju betohem ne zot nese ka njeri ne glob te kapur Altin Dumani eshte,gjuha e trupit,gjuha e acarimi ne momentin e pyetjes dhe jo vetem,jane shenja 100% te kapjes !Je thjesht nje uahtar i Partise Socialiste,nje ndyresire qe po fsheh krimet ne kete vend me pasoja te renda shume,nje turp kombetar dhe e di mire se cfare te pret ne te ardhmen e afert,do shkosh te shoket e 5D.Flamur Noka,je i madh,sot ke dhene max e bravo te qofte.Hallall gjirin e nenes e myte nje nga banditet e Partise Socialiste,bandes me te madhe ne historine e njerzimit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *