• |
ide | kryesore

David Cameron sot në Tiranë/ Vizitë për korrupsionin dhe krimin e organizuar

Lajme, Të fundit


Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare. Cameron pitet të mbërrijë në vendin tonë në mesditë, ndërsa është zbardhur dhe axhenda e takimeve që sekretari i jashtëm britanik do të mbajë me krerët e shtetit në vendin tonë.

Mësohet se Cameron do të pritet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Më pas zhvillojë fillimisht një takim me kryeministrin Edi Rama dhe në orën 12:50 do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërkohë në orën 14:30, sekretari i Jashtëm britanik do të jetë në Presidencë, ku do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.

Lidhur me vizitën ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë e cila ka zbardhur fokusin e vizitës së Cameron. Ambasada njofton se Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.


6 Comments

  1. Me kë do diskutojë për korrupsionin ky tipi?! Me kryemashtruesin krykorruptuesin rama ?! Apo do konsultohet me ambasadorin britanik që mbështet qeverinë mafioze tonën ?!

    Kë duan të mashtrojnë këta?!

    [ “Cameron pitet të mbërrijë në vendin tonë në mesditë” ]

    Pitet le t’i hajë vetë ose me ambasadorin.

  2. Kontrolli i paligjshëm thote kameruni, ska leviz koha nga 1991 mars gusht te anijeve të italise ndersa tani përdoren barkat e vogla për në angli

    Ja dolëm , u rilindëm!

    Faëeminderit o liferi globak edi rama dhe rrah mo rrahja dhe ben ndoka

  3. Do diskutoje me ballen qe pelqen karin. Lali bythqiri do organizoje nje dasme burash per nder te mikut.
    Te gjithe do qeshin me shakate e duces. Ecni moterqiraj. Bejini nje bust edhe ketij bythqirit.

  4. Pankartë tek korpusi eshte bere modë. Ngjarje e rrallë a thu se ska ardh noi minister i jashtem britanik më parë. Plus që po na nderon, për krim dhe oorrupsion.

  5. Të shohim se çfarë do deklaroj ky palluqja konservator!!
    Do ti bëjë elozhe Ramës si ambasadori???
    Mendon se do zgjidhi problemet me diktatorin!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *