• |
ide | kryesore

Hetimi pasuror/ Ç’po bën SPAK me Erion Veliajn

Arkiva, Kryesore, Lajme
veliaj hetim pasuror


Tashmë është e konfirmuar. Prokuroria e Posaçme, vetëm 20 ditë pasi e ka marrë në pyetje Erion Veliajn duket se ka nisur një hetim pasuror kundrejt kryebashkiakut të Tiranës. Ndonëse në ligj nuk është e specifikuar me praktikën e deri tanishme, hetimi pasuror fillon vetëm pasi personat kalojnë nga ata që kanë djeni për ngjarjen në statusin e personit të marrë nën hetim. SPAK nuk e ka konfirmuar këtë të dytën, por gjithësesi duket se rrethi ndaj Veliajt po ngushtohet.

Një gjë është e qartë. Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar pasurinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të afërm të tij. Në një dokument të siguruar nga një bankë e nivelit të dytë konfirmohet kërkesa që prokurori i SPAK, Ols Dado u ka drejtuar të gjitha bankave të kësaj kategorie në Shqipëri, që të japin informacion për pasurinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes se tij, Ajola Xoxa, vëllait, Arbër Veliajt dhe nënës së tij, Shqiponjë Veliaj.

LEXONI EDHE:

Ç’ndodhi brenda SPAK/ A kanë mbaruar punë prokurorët me Veliajn?

Në shkresën e SPAK thuhet se “Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka regjistruar procedim penal”. Nuk është e qartë, nëse ky procedim penal ka nisur drejtpërdrejt me emrin e Erion Veliajt apo ai po hetohet si pjesë e dosjes së inceneratorëve, apo asaj 5 D. Nga emri i prokurorit Dado që ka nënshkruar kërkesën për hetim pasuror, nuk kuptohet mirë nëse kjo po kryhet në kuadër të dosjes për djegësin e Tiranës apo në kuadër të skandalit 5D të drejtorëve të bashkisë. Dado nuk është i përfshirë në hetimin e asnjërës prej këtyre dy çështjeve.

Në kërkesën e SPAK për bankat, kërkohet që të vendoset në dispozicion çdo informacion që lidhet me veprimet bankare dhe transaksionet financiare të kryera brenda dhe jashtë vendit për personat e cituar më lart. Gjithashtu SPAK ka kërkuar informacion edhe nëse këta persona që kanë edhe aktivitete komerciale, bashkëshortja e Veliajt në fushën e artit dhe i vëllai me një kompani të shpërndarjes së reklamave kanë marrë kredi si dhe historiku i shlyerjes së saj.

Dokumentat e inceneratorit/ Ku filloi sherri i zgjatur Balluku – Veliaj

Gjithashtu përpos shkresës drejtuar bankave të nivelit të dytë Syri Tv ka njoftuar mëngjesin e së mërkurës dhe një dokument i ngjashëm për Veliajn dhe familjarët e tij i është dërguar nga SPAK edhe tek Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë.

Më 30 mars Erion Veliaj u pyet për më shumë se 8 orë në SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës për tre çështje kryesore, për shkresat dërguar ministrave të financave si nismëtar i inceneratorit, për shkresën e famshme, kur pasi i mohohet nga ministria e financave, Veliaj merr personalisht angazhimin financiar për ndërtimin e inceneratorit si dhe për enigmën e depozitimit të dherave, që i kanë dhënë mundësi bosëve të inceneratorëve të përfitojnë rreth 60 milionë euro shtesë nga intertet që depozitonin aty, ata që hapnin gropa ndërtimi në Tiranë. 

Andi Bushati: Pranvera e ankthit të Veliajt

Deri më tani fati i atyre për të cilët SPAK ka nisur hetim pasurie nuk ka qenë i mirë, por askush nuk e mohon edhe hipotezën se kjo mund të jetë një manovër për ta pastruar kryebashkiakun sipas metodës “e hetuam thellësisht por doli i pastër”.

Nga ana politike kryeministri Rama ka lëshuar mesazhe kontradiktore në raport me mbrojtjen apo shitjen e atij që konsiderohet si delfini i tij. Ai njëherë ka thënë se i vetm që nuk lëshon është djali i vet i vogël, por nga ana tjetër u bashkua me “fjalë dhe presje” me mesazhin publik të Veliajj që pretendonte se ai vetë nuk dinte gjë për drejtorët që kanë vjedhur pas shpinës së tij në bashki.

©LAPSI.al

 


13 Comments

    1. E mer fik po nuk funksionon ashtu , se nqs bankat deklarojne trasaksione te rreme e dine vete ato ku shkojne

      1. Pobke te drejte , nuk deklarojne!
        Por po sikur ky bythqiri qe ka bab Ahmadinexhad-in te ketë qenë aq i kujdesshem saqe te mos kete bere asnje transaksion ne emer te vet ose te rrethit te tij te ngushte??
        Po sikur ky tipi qe ka 100 dashnor meshkuj dhe qe ben orgjira pa’ fund neper Milano dhe Amsterdam,nderkohe qe ketej ve kaseten me mbjellje pemesh, te ketë qene aq i kujdesshem saqe 99 % te parave te vjedhura t’i kete kaluar me cash pertej kufirit dhe depozituar neper bankat e paqesorit ??
        Vilen qe ka psh, e ka te justifikuar nepermjet rrogave fiktive qe i ka dhene kompania italiane Ajola Xoxes, kesaj juristes se madhe qe eshte qire treshe per 200 euro kur ishte studente.

    2. Zotni Eskobar foli shume qarte.Luli duhet te bashkepunoje me SPAK dhe te tregoje sekretet e qeverisjes 2005-2013.

  1. jane kolege nuk do i gjejne gje, vetem po e hodhi rama poshte rrotave te skapppit per statistike vetingkari

  2. Po kari po !
    Po do ishte me korrekte qe te shkruaje Shoku Escobar, se ju te sufllaqeve jeni per fraternit dhe kameratizem.

  3. Shifjani surratin, tamam si xhepist. Nuk besoj se do i gjejnë shumë pasuri. E sa pare mund të fitojë një xhepist?

  4. Palacoja betonit dhe servili shefit. Te lyeje muret e burgut ISHALLA thotë:

    Palacoja betonit dhe servili shefit. Te lyeje muret e burgut ISHALLA

  5. Nuk ka shance qe lali dhe Arjola te dalin te paster pas hetimit financiar. Vetem nese ASPAK-u po loz me shqiptaret. Boll te krahasojne sa fitonin para dhe pas 2013 dhe 2015. Apartamentet dhe pronat edhe mund ti fshehin, por udhetimet e shpenzimet e qejfit do e kene pak te veshtire

  6. PARODI

    APOLOGJIA E RAMËS – METAMORFOZA E RILINDJES

    Të dashur qytetarë dhe militantë,
    jam përpara jush sot,
    për të bërë një mea culpa realisht,
    se gabime kemi bërë plot.

    Tash ujërat e zeza kanë plasur,
    gjithandej krim dhe hajdutllëqe,
    por ju betohem se s’dija asgjë,
    se do i kisha ndaluar ato maskarallëqe.

    Dosja metamorfoza nxorri në pah,
    se edhe policia ishte palë me krimin,
    nga t’i dija unë i shkreti këto gjëra,
    nuk e kam pasur aq të fortë shikimin.

    Rrija me mendje të qetë me besim,
    se policia do ishte me qytetarin,
    por ata hëngrën dardha pas shpine,
    SPAKu do ua rregullojë atyre samarin.

    Përgjimet e aplikacioneve treguan,
    trafiqet, vrasjet dhe korrupsionin,
    ndërkohë unë mendjen te Podcasti,
    kujt personazhi do i jepja mikrofonin.

    Ju më besoni se s’jam hajdut,
    as kriminel, drogaxhi, as trafikant,
    po më duket vetja pak si i paaftë,
    mbase juve si gënjeshtar delirant.

    Kam punuar veç për të mirën tuaj,
    për t’a rilindur rrënjësisht Shqipërinë,
    për t’a bërë atë një vend shprese,
    për pensionistët e sidomos për rininë.

    Rinia ngeli tërë kohë në kafene,
    të tjerët masivisht kanë emigruar,
    punë ka plot por s’ka profesionistë,
    por në punë bytha duhet shtruar.

    Pensionistët i mbaj me kimet,
    u jap nga 5mijë lekë për vit të ri,
    të gëzojnë edhe ata një ditë,
    se tërë vitin xhepi bosh iu rri.

    Administrata është fryrë sa më s’ka,
    në një vend pune vërdallisen disa vetë,
    një punon, drejtori vjedh, të tjerët rrinë kot,
    duket sikur kemi ndërtuar një palo shtet.

    Miq ju s’keni parë asgjë akoma,
    pas 11 vitesh sapo kemi filluar,
    duhet të prisni edhe një dekadë,
    që shteti plotësisht të jetë ndërtuar.

    Turizmin tashmë e kemi prioritet,
    por edhe atje ka kërkesë për puntorë,
    do marrim mijëra me kontratë nga jashtë,
    se këto gjëra i kemi vetë në dorë.

    S’donin shqiptarët të punonin,
    me rroga të ulëta në Shqipëri,
    le të vijnë të huajt në vend të tyre,
    me rroga të larta, ushqim e shtëpi.

    S’kam faj unë se shpopullohet rinia,
    mundësitë janë për një jetë të mirë,
    por që të çash dhe të bësh para,
    duhet të jesh militant, hajdut ose byth*ir!

    Sidoqoftë dihet se deri në 2049,
    do jemi prapë ne në pushtet,
    me siguri të gjithë do rilindni,
    por vetëm duke qënë unë si mbret.

  7. SPAK ka nisur hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi i gjithë transaksioneve financiare në emër të tij, gruas dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të tij apo familjarëve me të tretë.Muli i salihut per ju te lapsit nuk perben lajm,media e lire qe nuk eshte lire nga rublat ruse

  8. Nga lidhjet me Berishën te blloku i llogarive, zbulohen të pathënat e Martinajt: E ‘veshi’ krimin me papion dhe kollare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *