• |
ide | kryesore

Konfirmimi i Prokurorisë/ Kërkohen në Greqi dokumentat e dëbimit të gjyqtares Irena Gjoka

Arkiva, Kryesore, Lajme
Irena Gjoka


E vërteta për të shkuarën e gjyqtares 54-vjeçare Irena Gjoka, që dikur mbante mbiemrin Shpata (Irena Shpata) dhe që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka është shndërruar në një mollë sherri mes opozitës dhe gjyqësorit.

Sipas dokumentave të publikuara në mediat greke, Irena Gjoka është arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumentave false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke. Në fillim këtë e raportoi gazeta “Ta nea”, pastaj dokumentat i publikoi gazeta “Prothotema”.

Grekët u motivuan nga vendimet që lanë në burg Fredi Belerin, por opozita e shtoi presionin kur e njëjta gjyqtare la në arrest shtëpie Sali Berishën, në lidhje me hetimet për privatizimin e kompleksit Partizani.

Lapsi.al u interesua pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe në përgjigjen që dha Drejtori i Koordinimit Institucional, Kostaq Beluri pranohet se për gjykatësen Irena Gjoka “ka nisur një hetim i thelluar” në datën 8 Maj, që përfshin edhe dërgimin e kërkesës së dokumentave përkatëse në vendet e BE, në SHBA, Kanada dhe Australi.

Pyetjes se: “A janë dërguar letër-porosi në lidhje me një dënim për dëbimin e Irena Gjokës nga vendet e zonës Shengen?”, prokuroria iu përgjigj: “Për interesa të verifikimit të thelluar, Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me kërkesë për informacion dhe dokumenta gjithë institucioneve që përcakton ligji”.

Ligji 138/2015 përcakton se kërkesat nisen drejt vendeve të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë. Prokuroria e Përgjithshme pranon se kërkesa i është drejtuar autoriteteve gjyqësore përkatëse, por se ende nuk është marrë përgjigje për kërkesën”.

Sipas mediave greke, Irena Gjoka me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio-epirote.

Pas zbulimit të këtij falsifikimi emri i saj u fut në listën e personave “non grata” të sistemit Shengen. Asaj iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike dhe të dhënat e saj dhe shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës dhe iu ndalua hyrja pasi figuronte në listën e “të padëshiruarve” të zonës Shengen dhe iu dha një shkresë përkatëse.

Menjëherë pas kësaj ajo iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, kundër vendimit të dëbimit. Kërkesa e saj iu dërgua, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Janinë, e cila rrëzoi kërkesën e Manekut.

Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për t’u bërë pjesë e kësaj gjykate duhet të plotësohet një formular vetëdeklarimi ku ndër të tjera duhet të rrëfesh nëse ka pasur dëbime, ka pezull ndonjë proces gjyqësor, ka ndalim hyrjeje në një vend të tretë, etj.

Në formularin e saj të vetëdeklarimit, gjyqtarja Irena Gjoka e ka mohuar që ndaj saj të kishte pasur ndonjë dëbim. Për shkak të një fshehjeje të tillë, zyrtarë të tjerë janë shkarkuar dhe disa janë dënuar për akuzën e falsifikimit në të kaluarën. Megjithatë Irena Gjoka ia doli të bëhet gjyqtare e GjKKO, të zgjidhej nënkryetare, por me funksionet e kryetares për shkak të vakancës.

Avokatët e Sali Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares nga procesi, që ka lënë në arrest shtëpie Sali Berishën. Gjatë seancës, tha avokati Genc Gjokutaj, Irena Gjoka e pranoi dënimin që kishte për të në Greqi, por ajo tha se ky nuk përbënte shkak për ta përjashtuar nga çështja.

Në mars të këtij viti, Këshilli i Lartë Gjyqësor i doli në mbrojtje Irena Gjokës për akuzat e opozitës, që pretendonin se gjykatësja ishte e dëbuar nga zona Shengen. Megjithatë, pas daljes së dokumentave në media, KLGJ u detyrua të vihet në lëvizje duke kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme verifikimin e akuzave./Lapsi.al

https://lapsi.al/2024/05/21/irena-gjoka-pranon-debimin-ne-greqi-por-nuk-e-leshon-dosjen-berisha/


24 Comments

  1. Çfar surrati ! Vishu si të duash me mantelin e zi të gjykatëses , me historit e tua me sh mbiemra e me burra po aq , të shkruar në ball e ke o kuçkaxhie !

      1. Po kjo irena , gjyqtare nuk e di ne se eshte apo nuk esht e debuar nga greqia dhe BE ? Pse nuk prononcohet kjo… me çte drejte morale, qytetare dhe profesionale mban mantelin e gjyqtarit , mantel që perfaqeson paanshmerinë, integritetin dhe profesionalizmin … Ku eshte kjo me tre mbiemra ne keto vlera ???!!!

    1. SPAK dhe drejtesie e re jemi me ju. Mose u tundi nga jobë vënsit e politikës , që pretndonë që janë medja dhe gazetarë…

    2. Ju te lapsit jeni te cudicem, ose beni sikur nuk e kuptoni. Zonja ne fjale nuk eshte debua nga shteti Grek ajo nuk eshte lejuar te futet ne Greqi dhe formulari i deklarimit qe ju paraqisni eperjashton debimin ne kufi. Se kuptoj pse nuk kerkoni ne gjykate interpretimin e pikes 7 ne formularin e vet deklarimit.
      Ose e keni shkrimin me pagese si u bene edhe shkrimet dhe dokumentaret neper televizionet e tjera perreklamen e inceneratoreve.

    3. Hani m…hani se po pjerdh njeri se çfar trilloni ju b .. q…e lapsit. Sali komunisti krimineli vrases dhe non grata i dalte shpirti nga b… atje larte ne katin e tete ku eshte i izoluar

  2. Po mirë përse KLGJ nuk e pezulloi nga detyra deri sa të merrnin zyrtarisht përgjigjen nga autoritetet greke!!

  3. Kjo eshte patronazhiste me fytyre kucedre!
    Pamja e fytyres se saj eshte ilistrimi me i mire i drejtesise ne kete vend!

  4. A E KENI VENE RE QE NE SHQIPERI KETO 10 VITET E FUNDIT SEMUREMI SHPESH CDO VIT? JA PRA KU ESHTE PERGJIGJA QE RILINDJA KA SJELLE BIOLABORETORET E FSHEHTE AMERIKAN NE BAZAT USHTARAKE QE PERDORIN ATA NE SHQIPERI. AMERIKANET BEJNE EKSPERIMENTE ME NE DHE NA KANE KTHYER NE MINJ EKSPERIMENTAL

    Konflikti i vazhdueshëm Rusi-Ukrainë ka çuar në disa zbulime të papritura. Mediat ruse kohët e fundit raportuan se Pentagoni kishte vënë në punë më shumë se 30 laboratorë biologjikë në Ukrainë, ku ruheshin sasi të mëdha virusesh të rrezikshme.

    Shtetet e Bashkuara supozohet se varen nga këta laboratorë për të zbatuar kërkimet e tyre të luftës biologjike. Dhe këta janë vetëm një pjesë e vogël, ose më pak se 10 për qind e 336 laboratorëve biologjikë që SHBA raportohet se kontrollon në 30 vende të botës.Tani është gjithashtu e qartë se pse SHBA-ja është përpjekur, për katër dekada, të parandalojë Konventën e Armëve Biologjike të krijojë një mekanizëm kontrolli. Nga 182 nënshkruesit e konventës, SHBA është e vetmja që u tërhoq nga negociatat për një mekanizëm të tillë në vitin 2001. Është e qartë se duke e bërë këtë, SHBA dëshiron të mbrojë sekretet e 336 laboratorëve të saj biologjikë në mbarë botën.

    Raportet e fundit thonë se ambasada amerikane në Ukrainë fshiu me ngut informacionin që lidhej me laboratorët biologjikë atje. Por ata nuk mund ta lajnë faktin për ekzistencën e laboratorëve të tillë në mbarë botën. Është koha që SHBA-ja të publikojë informacione rreth këtyre laboratorëve biologjikë, duke përfshirë se çfarë lloj virusesh ruhen atje, çfarë “kërkimesh” po ndodhin dhe çfarë dëmi ato paraqesin për njerëzit në këto vende dhe në mbarë botën. Bota duhet të kërkojë përgjigje….

    1. “Mediat ruse kohët e fundit raportuan se Pentagoni kishte vënë në punë më shumë se 30 laboratorë biologjikë në Ukrainë, ku ruheshin sasi të mëdha virusesh të rrezikshme.”

      Plotësisht e saktë! Dhe kjo është një nga arsyet e ndërhyrjes ruse në Ukrainë.

  5. po duke qene se ka falsifikuar formularin e vetdeklarimit, jo vetem duhet shkarkuar, por duhet te shkoje ne burg

  6. SPAK ka nisur hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi i gjithë transaksioneve financiare në emër të tij, gruas dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të tij apo familjarëve me të tretë.

  7. Çfar populli bastard qe jemi. I paragjykojmë te tjeret nga prejardhja familjare, nga numri i burrave qe kane pasur, nga surrati qe kane, etj.

  8. Po cfare gjyqtare aman, kjo eshte fytyra e vertete e drejtesise se re e te vjeter. Tenton te kaloje kufirin me vize fallco, fsheh denimin, thote s’ka asnje problem (pra as nuk arrin ta kuptoje peshen e veprimeve te vete – bibe komplet), merr vendime sipas urdherave politike . . cfare lidhje ka kjo me ligjin?

  9. Nga lidhjet me Berishën te blloku i llogarive, zbulohen të pathënat e Martinajt: E ‘veshi’ krimin me papion dhe kollare

  10. Lukiano
    Lavdrimi i Atdheit
    1. Eshte thene qekuri se ” se nuk ka asgje me te embel se atdheu” (Odiseja lX) Dhe, me te vertete, a ka gjesendi tjeter qe te jete jo vetem me i kendeshem, po edhe me i shenjte, me i larte se atdheu? Cdo gje qe njerezit e quajn te shenjte dhe te larte, atyre u ka mesuar atdheu, sepse ky i lind, i rrit dhe i edukon. Shumekush mund te mahnitet nga madheshtia dhe fuqia e qyteteve te huaja,nga bukuria dhe shkelqimi i ndertesave te tyre, por, per te dashur, te gjithe duan atdheun. Shumekushe mund te jete kenaqur – ndoshta edhe tej mases- duke soditur mrekulli te panumerta ne viset te huaja, Por askush nuk eshte verbuar aq shume nga begatia e tyre, sa te harroje atdheun e vet.
    2. Sipas mendimit tim, kushdo qe mburret se eshte qytetar i nje qytetit te pasur, ne te vertet nuk di c’eshte dashuria per atdheun; eshte e qarte se nje njeri i tille do te brengosej shume, sikur t’i binte ne short nje atdhe mesatar. Mua per vete me pelqen te nderoj vete fjalen ” atdhe”. Ai qe kerkon te krahasoje qytetet te ndryshme, le te shikoje madhesin e bukurin e tyre si dhe bollekun e mallrave qe ata kane.Por kur te jete nevoja te zgjedhe ndermjet qyteteve, dhe besoj se asnjeri nuk do te parapelqeje qofte edhe me madheshtorin prej tyre, duke mosperfillur atdheun e vet; jo ai do te uroje qe atdheu t’ua arrije qyteteve te tjera per nga pasuria, dhe do te zgjedh vetem ate, ne cdo gjendje qe te jete ky.
    4. S’ka fjale me te dashur dhe me te embel se fjala ” atdhe”, ashtu si nuk ka per ne asgje me te dashur se babai. Ne qofte se nje djale ka nerimin e duhur per babane ( keshtu urdheron ligji dhe natyra) do te nderojne edhe atdheun ashtu sic duhet. Sepse edhe babai eshte nje cope e atdheut, po keshtu edhe babai i babait, gjysherit e stergjysherit si dhe zotat e tyre, emerat e te cilve mund t’i arrijme duke u ngjitur nga nje brez ne tjetrin.
    5. Ne veprat e poeteve ne shohim se edhe vete perendit e duan atdhen: ata vezhgojne punet e njerzeve, sepse keshtu u ka hije, dhe e quajne prone te tyre mbare token dhe detin, por nder gjithe qytete secili nga zotat e pavdekshem ka me per zemer ate ku ka lindur vete. Sigurisht qytete ku kane lindur perendit jane te shenjta, sic jane te bekuar ishujt ku kremtohen lindja e zotave. Edhe vete theroret qe bene njeriu, kur shkon ne vendlindjen, domethene ne atdheun e nje hyu, mendohet se jane te kendshem per hyjnite. Dhe, ne qofte se emeri i atdheut eshte i shtrenjte per vete zotat, si mos te jete edhe me i shtrenjte per njerezit?
    6. Se edhe Diellin cdo njeri e ka pare ne fillim ne atdhe. Dhe megjithese Dielli eshte nje hy i perbashket per tere njerezit, gjithesecili e kundron ate si prone aterore, se per here te pare e ka shikuar nga trulli i atdheut, dhe gjithsecili ka nisur te flase ne vendlindjen e babait, duke mesuar se pari te belbezoje ne gjuhen amtare, dhe po atje ka njohur perendit. Ne rast se nje njeriu i ka rene ne short nje atdhe, nga i cili duhet te largohet e te veje ne vise te huaja per te fituar nje kulture me te madhe, le t’i jete mirenjohes atdheut edhe per ate pak dituri qe zotron, sepse ai nuk do te dinte as cfare do te thote “qytet”, po te mos kushte mesuar ne atdhe se ka qytete.
    7. Une mendoj se te gjitha shprehite,te gjitha dijet njerezit i fitojne per ti sherbyer sa me shume atdheut; edhe pasurit ata i shtojne nga deshira qe t’i shpenzojne per te mire e atedheut. Dhe sipas mendimit tim, kjo eshte nje gje e natyrshme: duhet te jeshe mirenjohes kur perfiton te mira kaq te medha. Sepse ne qofte se i jemi mirenjohes nje njeriu qe na ka bere nder ( keshtu e kerkon drejtsia), aq me shume duhet t’ia shperblejme atdheut me nje dashuri qe ky e meriton plotsisht. Qytetet kane ligje qe i denojne sjelljet e keqija ndaj prinderve, Por atdheu duhet te konsiderohet si nene e perbashket per te gjithe dhe ti falim dhurata ne shenje mirenjohjeje, sepse ai i ka rritur e ushqyer njerezit dhe i kane paisur me njohjen e ligjeve .
    8. Nuk eshte pare kurre ndokush qe ta harroje atdheun deri ne ate shkalle sa te mos mendoje per te ne dhe te huaj.
    9. Edhe te rinjte i merr malli per atedhe. Por nder pleqte ky mall eshte aq me i madh. sa me te ditur te jene keta ne krahasim me te rinjte. Cdo plak disheron me gjithe shpirt ta mbylle jeten atje ku e nisi, t’i lere eshtrat ne token qe e ushqeu, dhe te kete nje varr te perbashket me te paret e vet.
    10. Vetem po te vresh banoret vendas, mund te gjykosh sa fort pergjerohen per atdhe qytetaret e tij te vertet. Te huajt, shperngulen me lehtesi, qofte sepse nuk e njohin fjalen “atedhe”, qofte sepse nuk e cmojne ate; duke menduar se mund te gjejne buke kudo, ata e matin mireqenien me kenaqesin e barkut. Per ata qe e kane atdheun nene, eshte e shtrenjte vetem toka ku ata linden, qofte edhe sikur kjo toke te jete e pakte, ” plot me gure dhe pa fusha pjellore” ( Odiseja, lV)
    11. Cdo njeri mezi pret te kthehet ne atdhe : edhe sikur te jete ishulltar dhe te huajt t’i premtojne lumturi te perjetshme, ai nuk do ta pranoje psvdekesine e baltuar dhe do te parapelqeje te varroset ne atdhe. Edhe tymi i atdheut do t’i duket me i ndritshem se zjarri ne vise te largeta.
    12. Duket se atdheu eshte me i shtenjte per te gjithe njerezit , saqe ligjevenesit kane caktuar kudo si mase me te madhe denimi per fajet me te renda debimin nga atdheu. Dhe jo vetem ligjevenesit, por edhe gjeneralet kane te njejten mendim: perpara betejes, thirrja me e nxehte qe u bejne ushtareve eshte se keta do te luftojne per atdhe. Dhe asnje nga ata qe e degjojne kete thirrje s’mund te tregohen me dashje i padenje, spse fjala “adhe” ben trim edhe frikacakun.
    Lukiani ka lindur rreth vitit 120 te eres se re ne qytetin Samosata ( sot Semset) te Sirise.
    Nuk mundem ti shmangem nje pyetje thelbsore per politikanet tane: Se a kane dashur dhe a i kane sherbyer Shqiperin, atdheu i tyre?
    Ddhe a kane tradhtuar dhe vjedhur Shqiprine , Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha, Erjon Velia me grupet e tyre ?

  11. ” Shteti ” qe duam i zoti Edi Rama.
    Dje shkova ne OSHE per te njoftuar se shtepia ku jetoje nuk ka sahatine e dritave per te paguar sipas konsumit. Oshe- ja e Bushatit me tha se nuk e kemi ne Kuklin, por shko ne Lezhe. Me vone kuptova se OSHE -ja e Shkodres e ka zone tone , dhe se operatoret ishin te komonduar nga politika.
    Ndofta Edi Rama po e bene qellimishte qe t’mos vehem ne rregull me konsumin e energjis elektrike, per te gjetur shkakun t’me arrestojne per abuzim ndaj prones shtetrore.
    Ne ky vend duhet te humbish kohe per te tilla gjera, duhet te njohish, duhete te paguash korrupsion; edhe mundesh te arrestohesh deri sa te vihesh ne rregull duke udhtuar nga Shkodra ne Lezhe.

  12. Opozita e ka ndihmuar Edi Ramën sa herë ka refuzuar të bashkëpunojë. E ka ndihmuar më 2015 kur refuzoi reformën territoriale, e ka ndihmuar më 2019 kur iku nga Parlamenti dhe akoma më shumë kur ikën nga zgjedhjet lokale. Thjesht i forcuan pushtetin.

  13. 2 plehrat me te medha te vendit Like Floriri dhe S’hale Berisha, qe nuk kane lene gjyqtare e prokure pa kercenuar. Mafioz tipik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *