• |
ide | kryesore

Mbërrin në Tiranë David Cameron, pritet në Rinas nga ministri i Jashtëm Igli Hasani

Lajme, Të fundit


Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Cameron u prit në Rinas nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Në lidhje me ardhjen e Cameron në Tiranë ministri Hasani ka ndarë pamje nga pritja e homologut të tij në Rinas.

Ministri Hasani shkruan se ishte kënaqësi të mirëpriste Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, David Cameron në Tiranë. Ai më tej shkruans e ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane.

Postimi i Hasanit në “X”:

“Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, David Cameron në Tiranë.

Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor,” shkruan Hasani.


1 Comment

  1. Kenaqesi e ma dhe te presesh rrobqorin Zionost qe mbeshtet dhe merr pjese ne Genocidin Palestinez. Tani prisni refugjatet e Anglise sic po i sjell italia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *