• |
ide | kryesore

Njohja e Palestinës revolton Izraelin/ Netanyahu: Është e barabartë me shpërblimin e terrorizmit!

Arkiva, Planet, Të fundit
Netanyahu


“Iniciativa e bashkërenduar nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia për të njohur shtetin palestinez është e barabartë me “shpërblimin e terrorizmit”, kështu është shprehur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, pas vendimit që morën tre shtetet për njohjen e Palestinës.

Netanyahu ka dënuar vendimin e tre vendeve, ndërsa e ka cilësuar Palestinën si një shtet terrosit. Ai ka shtuar se nuk do të pajtohen me këtë vendim të marë nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia.

“Ky do të ishte një shtet terrorist. Ai do të përpiqet të nisë përsëri sulmin që çoi në masakrën e 7 tetorit dhe ne nuk do të pajtohemi me këtë”, tha Netanyahu, duke kujtuar gjakderdhjen që Hamasi shkaktoi dhe ndezi luftën në Rripin e Gazës. Në të njëjtën kohë, ai shpjegoi se Izraeli do të mbetet i patrembur në përmbushjen e qëllimit të tij, që sipas tij është fitorja totale në luftën kundër Hamasit.


1 Comment

  1. Terroristat dhe kanceri i Botes jeni ju o kriminela satrap dhe gjakpiresa qe keni bere cdo te ke1e ne aBote dhe vecanerisht ne Palestine 100 vjetet e fundit. Ju shofte fara dhe rraca e ndyre. Free Palestine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *