• |
ide | kryesore

Shqiptari pjesë e një organizate kriminale në Greqi që mashtron të moshuarit

Lajme, Të fundit


Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për mashtrim ndaj të moshuarve në zonën e Thesprotisë të Greqisë. Sipas mediave greke, 48-vjeçari është anëtar i një organizate kriminale, në të cilën merrnin pjesë edhe tre persona të tjerë, që krijonte mashtrime me të moshuarit për t’u zhvatur para dhe ar.

48-vjeçari është përfshirë në të paktën dy mashtrime ndaj të moshuarve në Filiates dhe Igumenicë, ku vlera e vjedhjes së tyre arrin në 140 mijë euro.

Mashtruesi shqiptar i telefononte ose paraqitej vetë tek të moshuarit dhe iu kërkonte para me justifikimin se të afërmit e tij kanë nevojë për shuma të mëdha parash për të kryer operacione pas një aksidenti automobilistik. Tashmë 48-vjeçari po përballet me kallëzim penal.

Konkretisht ata kishin marrë përmes mashtrimit:

me datë 18.05.2024, një shumë prej 100.000 euro dhe flori nga një i moshuar në një fshat të Thesprotisë dhe

më datë 09.05.2024, një shumë prej 2.050 euro dhe flori në vlerë 30.000 euro nga një e moshuar në Igumenicë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *