• |
ide | kryesore

Të pamposhturit e Bayer Leverkusen kundër Atalantës së befasive: në Dublin luhet finalja e Europa League

F1, Sport
Bayer


E para nga finalet e kompeticioneve europiane të këtij edicioni do të vihet në skenë sonte në Dublin. E shpresa është që më në fund të vijë rasti i duhur, finalja e duhur. Atalanta sonte në orën 21:00 do të tentojë të fitojë kupën e parë, duke luajtur kundër Bayer Leverkusen për titullin e Europa League. Pas humbjes së Kupës së Italisë kundër Juventus, Hyjnesha dëshiron të shkruajë atë që do të ishte faqja më e rëndësishme në historinë e saj. Në Dublin Gasperini sfidon një nga skuadrat më të mira të sezonit, atë të Xabi Alonso që ka mbetur i pamposhtur deri më tani. Do të duhet një paraqitje e shkëlqyer nga skuadra e Bergamos, e cila mbështet te Scamacca për të rrëzuar kampionët e Gjermanisë.

NJË HISTORI PËR T’U SHKRUAR

Emocione të papërjetuara më parë, besim maksimal në forcat e veta, një ndjenjë përkatësie që nuk ka qenë kurrë kaq solide dhe ajo ndjesi e thellë uniciteti, që shkon paralelisht me historinë. Atalanta nuk ka qenë kurrë kaq afër majës së Europës dhe është gati të bëjë hapin e fundit, më të lartin e mundshëm, për të marrë lavdinë maksimale dhe për t’u ulur mes të mëdhenjve. Që nga shekulli i kaluar, 25 vjet më parë, Italia nuk e ka fituar kupën e dytë më prestigjioze europiane për klube (1999 me Parmën e Malesanit) dhe i gjithë vendi është shtrënguar rreth një skuadre të rafinuar e të drejtuar nga një teknik në kërkim të trofeut të tij të parë në karrierë si Gasperini.

Lexo më tej: Në Itali tani duan që Atalanta të mos fitojë më: Gjimshiti me shokë mund t’i heqin italianëve ekipin e gjashtë

Gasperini ka shansin të shkundë përfundimisht etiketën e “humbësit të suksesshëm” dhe t’u japë zikaltërve gëzimin e tyre më të madh evropian. Asgjë nuk i është lënë rastësisë. E ndërgjegjja e Gasp është e qetë, si ajo e dikujt që ka bërë gjithçka është e mundur dhe madje edhe më shumë për të arritur në takimin me historinë në mënyrën më të mirë. De Roon do të mungojë, është e vërtetë, por kur luhet një finale, motivimet shpesh kanë më shumë rëndësi sesa aspektet teknike.

REKORDI ABSOLUT

Këtë e di edhe Xabi Alonso, trajneri i Bayer (51 ndeshje pa humbje), i alarmuar nga loja e Atalantës pas eliminimit të Romës në gjysmëfinale. Ardhja si i pamposhtur në eventin e fundit të sezonit mund të përfaqësojë një thikë me dy tehe. Sepse ekziston rreziku që rënia e parë të vijë në momentin më të keq. Sepse përballë Bayer është një Atalanta që dëshiron të shkruajë historinë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *