• |
ide | kryesore

Vota e diasporës, Celibashi: Regjistrimi i votuesve përmes një aplikacioni

Arkiva, Lajme, Të fundit


Këtë të mërkurë u mblodh grupi i punës për Reformën Zgjedhore. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në përfundim të takimit se votimi i diasporës mund të kryhet përmes një aplikacioni që administrohet nga KQZ.

 “Kishte dy komponentë komponenti i parë lidhje me procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë nëpërmjet një aplikacioni apo portali të posaçëm që administrohej nga KQZ dhe komponenti i dytë kishte të bënte me mënyrën e votimit”, tha Celibashi.

KQZ propozon që votimi të bëhet me elektronikë ose me postë.

Periudha e votimet nga jashtë të zgjasë disa ditë para datës së zgjedhjeve brenda vendit.

Votuesi nga jashtë do mund të votojnë në aplikacion disa herë, por numërohet vetëm vota e fundit, sqaroi më tej Celibashi.


2 Comments

  1. Mendoj se emigrantet nuk duhet te votojne, perderisa nuk jetojne ne Shqiperi. Aq me teper qe ka me shume shqiptare jashte se brenda vendit dhe kjo ndryshon ne menyre drastike ballancen e votes.

    Ju mendoni se Rilindja do lejoje voten e lire te emigranteve, vetem nese ka garanci se do i vjedhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *