• |
ide | kryesore

Banka e Shqipërisë revokon licencat e dy kompanive që jepnin mikrokredi

Arkiva, Lajme, Të fundit
banka


Banka e Shqipërisë njoftoi se këtë të enjte ka marrë vendim për revokimin e licencave të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht të shoqërisë “Final” sh.p.k. dhe licencën e shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k., tashmë e pezulluar me vendimin e datës 6 shkurt të këtij viti.

“Vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë bazohet në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar.

Në rastet e sipërcituara, për ortakët e të dy shoqërive që u është revokuar licenca, me kërkesën e Prokurorisë është vendosur masa e arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, dhe jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë po adreson kuadrin ligjor dhe rregullativ lidhur me administrimin në vijimësi të portofolit të klientëve të shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Banka e Shqipërisë do të dalë me një njoftim të dytë për të dhënë sqarime të plota për të gjithë klientët e interesuar se si do të trajtohen në vijimësi portofolet e kredive të këtyre dy subjekteve” – thuhet në reagimin e Bankës së Shqipërisë.

Më herët këtë të enjte u lëshuan 9 urdhër-arreste për administratorë të këtyre kompanive dhe përmbarues. Ata kishin ngritur një skemë përfitimi duke zhvatur prona të qytetarëve që kishin marrë kredi modeste dhe që nuk mundnin t’i paguanin. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Shume vone Tani u zgjuam keta Sa mira familje kane perfunduar rrugeve keta plera kane bere kerdine nen hijen e bankes se Shqiperise shume e rende Keta plera duhet kalben burg sa mira njerez jane kthyer ne kavje eksperimentale kush mban pergjegjsi ? Prokuroria duhet te shkoje deri me fund kesaj ceshtje E pa imagjinushme cfar u kane bere njerzeve keta plera per 50 mije te vjetra

  2. Opozita e ka ndihmuar Edi Ramën sa herë ka refuzuar të bashkëpunojë. E ka ndihmuar më 2015 kur refuzoi reformën territoriale, e ka ndihmuar më 2019 kur iku nga Parlamenti dhe akoma më shumë kur ikën nga zgjedhjet lokale. Thjesht i forcuan pushtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *