• |
ide | kryesore

Kultivuan drogë në pyll, asgjësohen 295 bimë narkotike në Fier, arrestohen 2 persona

Lajme, Të fundit


295 bimë narkotike janë asgjësuar në fshatin Peshtan të Fierit dhe lidhur me këtë rast janë arrestuar Tonin Qalliaj dhe Lintor Ramushaj.

Njoftimi i policisë:

Fier/Vijon megaoperacioni i koduar “Territor i pastër”.

Finalizohet operacioni i koduar “Peshtani”, goditet 1 tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar. Asgjësohen 295 bimë narkotike që ishin kultivuar në tokën e njërit prej të arrestuarve, në fshatin Peshtan. Sekuestrohen 1 armë gjahu që e posedonte po ky shtetas dhe 6 celularë.

Në zbatim të masave të planit operacional “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë finalizuar operacionin “Peshtani”, si rezultat i të cilit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u godit 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, Fier.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit T. Q., 57 vjeç, dhe L. R., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Peshtan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike në tokën pronësi të shtetasit T. Q.. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit T. Q., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë gjahu që ai e posedonte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 6 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *