• |
ide | kryesore

Masa e sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën e Malltezin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha shqiptarët


Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkonte nga kjo gjykatë, heqjen e ndalimit për të marrë pjesë në seancat parlamentare, ndërsa ndodhet në arrest shtëpie me vendimin të GJKKO-së, prej 30 dhjetorit 2023, lidhur me hetimin e SPAK për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Gjithashtu nga e njëjta Gjykatë nuk është pranuar edhe rekursi i Jamarbër Malltezit që kundërshton masën arrest në shtëpi, vendosur nga apeli i posaçëm më 21 nëntor të vitit të shkuar.

Berisha e Malltezi kanë kundërshtuar masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO, duke i cilësuar ato si politike dhe të vendosura me ndikimin e Edi Ramës. Fillimisht ndaj Berishës u kërkua masa “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit, por ato nuk u respektuan, me pretendimin se SPAK nuk kishte marrë leje nga Kuvendi/

Më pas ishte SPAK që kërkoi leje nga Kuvendi, por duke forcuar masën e sigurisë nga detyrim paraqitjeje në “arrest shtëpie”.

Me masën e sigurisë së arrestit shtëpiak, Berishës iu ndalua të marrë pjesë në seancat plenare, çka mund të çojë në humbjen e mandatit të deputetit, pasi mungon në punimet e Parlamentit prej pothuajse 6 muajsh.

Avokatët e Berishës kanë deklaruar se vendosja në masë arresti synon pikërisht djegien e mandatit të deputetit.

Ish-Kryeministri i është drejtuar me disa kërkesa shkallëve të gjyqësorit shqiptar, por të gjitha janë rrëzuar.


4 Comments

  1. SPAK+GJKKO+APEL GJKKO+GJL+GJK=PARTIA SOCIALIATE,MONSTRA DHE KRIMINELE NE TE,BANDA ME E MADHE KRIMINALE NE BOTE,DREJTUAR NGA NJE KRYMINSTER,I BIRI I TE JATIT VRASES,EDVIN RAMA.

  2. Le të vazhdojnë ti shërbejnë ramës se si miqtë e tij që sot ose janë në burg ose nën hetim, apo si kriminelët që u përdorën nga edvini dhe sot një pjesë janë të djegur, ashtu edhe këta të drejtësisë janë thjesht njëpërdorimsh deri sa tju vijë radha!

  3. Gjykata e larte ka plotesisht te drejte. Kjo gjykate dhe drejtesia e reformuar nuk mund te jene

    edhe me kriminelet e korrupsionistet edhe me liderin e opozites qe mbahet ne arrest. pa prova,

    pa fakte, pa akuze por vetem me urdher politik

  4. Doktori e di qe “drejtesia e re” e ka mision qe ta pengoje ne maksimum riardhjen e tij edhe nje here ne krye te shtetit. Se sa do ja arrije kjo zhdrejtesi kjo mbetet per tu pare. Nje gje eshte e sigurte:

    O budallenj, jam Sali Berisha une…

    RESPEKTE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *