• |
ide | kryesore

Rrahën për vdekje 18 vjeçarin, jepet dënimi për dy të miturit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Gjykata e Prishtinës ka dhënë dënimin për dy të miturit që pak muaj më parë rrahën për vdekje të 18 vjeçarin nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Sipas gjykatës, dy autorët e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi opinionin public u dënuan së bashku me 19 vjet burg.

Familjarët e viktimës nuk e pritën mirë këtë vendim të gjykatës duke u shprehu se rihapi edhe njëherë plagët e kësaj ngjarje.

Lulzim Fejzullahu u godit me sende të forta nga dy bashkëmoshatarët pas një sherri në janar të këtij viti. Ai qëndroi në koma për 6 ditë, por nuk mundi të mbijetonte.

Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si vrasje në tentativë e më pas është cilësuar si vrasje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *