• |
ide | kryesore

“Shumë i mbaruar për të qenë ai!”, video e pabesueshme e Ibrahimovic në kalçeto që habiti tifozët

Sport, Video
Ibrahimovic


“A është ai apo nuk është ai?” thonë Ezio Greggio dhe Enzino Iacchetti në Striscia La Notizia prej vitesh. E kjo është ezaktësisht pyetja që shumëkush ia ka bërë vetes teksa shikonin një video që është bërë virale në TikTok. Aty Ibrahimovic (ose një i ngjashëm me të) luan kalçeto në një qendër sportive në Milano, por me rezultate të dyshimta.

IBRA LUAN KALÇETO?

Fillimisht një stopim i gabuar, pastaj një goditje e lirë që përfundon në anën tjetër të fushës: Ibrahimovic (fals?) në video është me të vërtetë një katastrofë në fushë dhe djali që e filmoi nuk humbi asnjë rast për tu tallur me të. Por a është vërtet Ibrahimovic ai në fushë? Nëse nuk është ai, ngjashmëria e fytyrës dhe ajo fizike është vërtet sensacionale. Pas atij të Lautaro dhe Lukaku, a mos është sozia e Ibrahimovic?

Lexo më tejSuedia nderon Ibrahimovic: “Futbollisti ynë më i madh i të gjitha kohëve”

Në komente, shumë kanë vënë në dyshim nëse ai në video është Zlatan. “Shumë i mbaruar për të qenë ai” dhe sërish “Nuk e rreh djalin që e talli, nuk mund të jetë Ibra”, ishin ndër komentet më të gjetura. Ndërsa ka nga ata që besojnë vërtet se është sulmuesi suedez dhe e justifikojnë duke shkruar “është normale të kesh një rënie fizike kur stërvitja intensive ndërpritet pas 20 vjetësh”. Në realitet ka video të tjera të Zlatan duke luajtur futboll me pesë në rrjetet sociale, të jetë vërtet ai?

Në këtë video pastaj bën një veprim fantastik e duket vërtetë ai…

@attiliofabio0♬ suono originale – Attilio di Bresso


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *