• |
ide | kryesore

Dosja “Xibraka”, Gazment Bardhi dëshmon sot në SPAK

Lajme, Të fundit
Bardhi


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi do të dëshmojë sot para prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Bardhi pritet të dëshmojë para prokurorëve në lidhje me dosjen “Xibraka”, konkretisht pas akuzave të tij në media për personat e përfshirë në këtë dosje. Disa javë më parë, Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama.

Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj. Ai ishte thirrur të dëshmonte më herët, por për shkak të angazhimeve, u vendos që të paraqitet sot, në orën 10:00.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *