• |
ide | kryesore

Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës/ Kanosën njëri-tjetrin me armë

Lajme, Të fundit


Një ngjarje kriminale është parandaluar në kohë nga policia në Vaun e Dejës. Dy persona janë arrestuar pasi kanë kanosur me armë zjarri njëri-tjetrin pas një konflikti çasti.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vau i Dejës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Equal”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas të cilët gjatë një konflikti të çastit, në një lokal, kanosën njëri-tjetrin, me armë zjarri.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditë e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit në një lokal në fshatin Bushat, mes 2 shtetasve të cilit kishin kanosur njëri-tjetrin, me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Equal”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit G. T., 26 vjeç, banues në Bushat, dhe A. P., 32 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *