• |
ide | kryesore

Rama në Himarë: Pronat e himarjotëve janë të mbështetura në letra, jo nga Hëna

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me banorët e Himarës. Në nisje të fjalës së tij, Rama u ndal te problemet me pronat ku tha se asnjë oligark nuk ka marrë asnjë pronë pa miratimin e pronarëve.

“Janë bërë shumë paudhësi me AMTP, dhe kjo ka penguar edhe vetë regjistrimin e shtëpive të trashëguara të cilat kanë qenë aty dhe janë aty. Këtu pastaj është shtuar edhe një tjetër shtresë poshtërsie propagandistike, sikur kjo bëhet për t’i marrë pronat banorëve dhe trashëgimtarëve dhe për t’i dhënë të ashtëquajturëve oligarkë.

Ju e dini sepse jetoni këtu, që e para nuk ka asnjë metër katror nga Llogaraja deri në Ksamil, që të jetë marrë një pronari legjitim dhe t’i jetë dhënë dikujt tjetër nga shteti.

Por ka patjetër situata të rënda që janë zhvilluar në vitet para se në vinim ne në qeveri ku me AMTP është bërë një lojë e ndyrë, ku janë shfaqur si pronar individë të lidhur me pushtetin e atëhershëm që i kanë vënë trashëgimtarët para një zgjedhje që ose të shesin pronën e tyre, dhe që edhe po nuk e shite nuk ke për ta gëzuar etj.

Kush thotë që janë marrë pronat e himariotëve dhe i kanë kaluar dikujt tjetër pa miratimin, thotë një gënjeshtër shumë të madhe”, tha Rama.

Sipas Ramës, probleme me pronat në Himarë ka pasur në pushtetin e dikurshëm. Ai tha se si kryeministër do të bëjë të pamundurën që banorët në Himarë, por edhe në çdo zonë të Shqipërisë, të gëzojnë pronën e tyre.

“Do bëj të pamundurën, njësoj si për Tropojën, Himarën, Thethin, Malësinë e Madhe, Kukësin dhe Sarandën për çështjen e pronësisë. Kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin e pronave pas ndryshimit të sistemit, në shumë zona nuk është pranuar ligji 7501. Ka propagandë sikur ne duam të marrim prona të banorëve për t’ua dhënë të ashtuquajturve oligarkë. Nuk ka asnjë qëllim apo prapamendim për Himarën. Nuk ka asnjë rast që toka t’i jetë marrë një pronari nga shteti”, theksoi Rama.

“Sot, pronat shiten nga pronarët apo trashëgimtarët, shpesh 3-4 herë më shumë se në Korfuz”, shtoi Rama.


3 Comments

  1. Himara Autonome

    Ka nje Histori ne shqiperi
    Cdo pushtus cdo qeveri cdo diktatir
    Pronat i kanekthier ne letra
    Letra dhe vula ka plot por prona dhe pronare jsne pak
    Qeveria e shqiperiseleshoi kartera me vkere per te denuarit politik
    Keto kartera me vlere i blinte sigurimi i shtetit shqipetar me 20 perqind te cmimit real dhi perdornin spijunet e sigurimit me qind per qind te vleres
    Pra dhe tapit qe leshon sot weveria e shqiperis jane karte me vlere ne duar te sigurimit dhe jo te popullit Himarjot
    Tapit u jepen te zoteve te prones te trasheguar bres mbas brezi
    Cdo tapi tjeter esht propogande koruptive elektorale per krietar bashkie te Himares
    Pra qeveria e shqiperis ben korupsjon te hapur per blerje votash me shkembim dhenje tapish fallce ne krahine te Himares
    Porona i takon te zoteve Himarjote pa ligjet e shqiperis me ligjet e krahines se Himares shum shekullore cdo tapi e shtetit shqipetar nga 45 e deri me sot duhet te quhen te pa vlefeshme
    Qeverite e shqiperis me ligjet e saj ka vene para pergjegjesis popullin Himarjot dhe ka shkateruar ekonomikisht politikisht shpirterisht dhe po e shpie ne azgjesim te plote krahinen e Himares

  2. Himara Autonome
    Pronat e Himarjoteve te shkruara me letra dhe vula nga hena
    Ligji 7501xesht nje ligj we esht shkruar nga hena
    Ne ligjin 7501 thuhet qe toka do te ndahet ne menire te barabarte
    Si u nda toka ne fakt
    Nje person i zakoneshem mer 1000 meter katror dhe nje person i komisjonit i farefisnis mer 3000 meter katror
    Ne fshatin ka disa persona we me letra mga te henes kane hipotekuar
    185 hektar 50 hektar 2hektar e gjisem 1 hektar e gjisem 50 hektar shoqata islamike dhe windera troje me nga 1000 apo 500 metro ne musha te fshatit
    Te pa justifikuara me ane pronesie
    Vetem me letra dhe vula nga hena
    Aesht korupsjon
    Aeshte shkelje ligji
    A eshte vjedhje
    A eshte shperdorim detire
    Pra ligji sesht zbatuar ligji esht shkelur e vjedhur
    Cduhet bere per nje masaker te tille
    Duhet prishur ligji se ligji esht shkelur dhe personat we kane shkelur ligjin te vihen para drejtesis
    Individet we kane bere troje fallc ne token e perbashket musha fshati duhet te kalojne para ligjit te verifikohen dokomentat dhe te procedohen per fallcifikim dokumentash dhe vjedhje pronash
    Ne krahine te Himares
    As kulaket nuk kane pat me shume se 5 hektare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *