• |
ide | kryesore

Video/ Finalja e vogël, dështimi i skemës së FSHF-së: 5 golat që i panë vetëm të ardhurit me bileta falas

F1, Sport, Video
FSHF


Skënderbeu fitoi 3-2 përballë Vllaznisë, në ndeshjen për vendin e tretë në Superiore. Por përtej rezultatit të pavlerë, që motivon korçarët për kampionatin që luajtën dhe premion shkodranët për inteligjencën e treguar kur “dogjën” Tiranën, 90 minutat e finales së vogël të luajtur në “Arena Kombëtare”, dëshmuan skemën e gabuar të FSHF-së. Institucioni që qeveris futbollin në vend pretendonte të sillte tifozët në stadium me këtë të ashtuquajturën Final 4, por përfundoi të shpërndante bileta falas për të evituar turpërimin.

Kur lajmëronte arsyet e kësaj skemë, që zhvleftësonte 36 javë kampionat me një të rënë të lapsit, dyndja e tifozëve në stadium ishte theksi. Madje në FSHF kishin shkuar larg, duke bërë edhe llogari se sa do të ishin numrat në stadium e shifrat në arkat e klubeve. Por e panë veten të shpërndanin bileta falas nga sikleti i ndjerë për interesimin për të ndjekur Skënderbeu-Vllaznia.

ÇMIMET SI PËR KOMBËTAREN

Ishin aq të bindur në FSHF se do të kishte interes për ndeshjet e gjysëmfinaleve dhe dy finalet, sa që biletat në shitje dolën me çmime si të ishte një ndeshje e Kombëtares shqiptare. Por i kishin bërë llogaritë pa hanxhinë (Vllazninë), që për të siguruar Europën i la ndeshjen (duke futur të rinjtë) Skënderbeut, duke lënë jashtë prodhuesin e tifozëve Tiranën.

Pa bardheblutë kundërshtarë, u zbehën edhe ata të Partizanit, që skishin kujt ti tregonin supremacinë. Skënderbeut jo e jo, me një grushti tifozësh korçarë në stadium, që bshkë me ata që gjetën kohë (të Partizanit), nuk e rritën dot numrin më shumë se 3 mijë në një stadium 22 mijë vendësh. Gjysma e stadiumit të paktën u mbush në sfidën tjetër Vllaznia-Egnatia, por u kompensua për mesataren e 4 mijëvë për ndeshje na zbrazëtia e sikletshme e shfaqjes së mbrëmshme.

Lexo më tej: Video/ I anuluan dy gola, por Egnatia shkon në finale me barazimin 0-0: titulli luhet me Partizanin

Të gjendur në një situatë të paparashikuar, FSHF shpërndau bileta falas për anëtarët e vetë, duke filluar nga përfaqësuesit e klubeve, shoqatat etj. Të vetmit që panë 5 golat e fitores 3-2 të Skënderbeut.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *