• |
ide | kryesore

Kërkohej në Shqipëri për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 45-vjeçari (Emri)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kërkohej në Shqipëri për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 45-vjeçari (Emri)


Autoritetet greke ka vënë në pranga një person të shumëkërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje. Mësohet se në pranga ka rënë 45-vjeçari shqiptar, Viktor Pashk Daçi i cili u ndalua dhe nga verifikimet rezultoi se po përdorte kartë ID false.

Policia greke ka ndaluar makinën e shqiptarit në Malevizi të Irakleos automjetin dhe ka kërkuar dokumentacionin nga drejtuesi. Mësohet se ai nuk ka pasur leje drejtimi mjeti dhe ka treguar një kartë homogjeni grek të lëshuar nga policia e Athinës në 20.05.2021 në emrin Ermal Lazaj 44 vjeç, e cila është dukur e dyshimtë nga policia.

Pas verifikimit ka rezultuar se karta ishte false dhe për këtë është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit. Gjatë intervistimit autori ka pranuar se karta është false dhe ka deklaruar se është Viktor Pashk Daçi nga fshati Baz i Matit.

Pas verifikimeve në sistemin e Interpol ai ka rezultuar person i shpallur në kërkim në Drejtoria e Policisë Qarku Dibër në Shqipëri për “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, prej datës 01.06.2015 për një ngjarje të ndodhur në 25.11.2014.

Nga verifikimi në sistem i identitetit të dytë të të kërkuarit, konkretisht Ermal Lazaj, rezultoi se ai me këtë emër është arrestuar në 26.05.2023 në Agio Nikolao Lisithiou me 10 gram kokainë dhe në 22.10.2023 është proceduar nga policia e Agio Nikolaou për përdhunimin e një 23-vjecareje greke.

Menjëherë është vënë në prangat e policisë greke me qëllim nisjen e procedurave të ekstradimit, ndërkohë që është proceduar penalisht edhe për falsifikimin e kartës së homogjenit, për shkelje të ligjit mbi emigrantët dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *