• |
ide | kryesore

Turi i Ramës në diasporë/ Berisha: Nisen “delegacionet” e patronazhistëve drejt Milanos

Lajme, Të fundit


Sali Berisha ka reaguar për takimin që pritet të zhvillojë sot kryeministri Edi Rama me shqiptarët në Milano.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Berisha ka ndarë me ndjekësit një mesazh të një qytetari që tregon se sipas tij po u imponohet nisja drejt Italisë punonjësve të bashkive dhë administratës.

POSTIMI I PLOTË:

Nisen ‘delegacionet’ e patronazhistëve drejt Milanos!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Përshëndetje z. Berisha,

Dua vetëm t’ju them se takimi i Italisë mes Ramës dhe shqiptarëve atje është farsa e radhës dhe është kaq e shëmtuar mënyra se si po trajtohen shqiptarët; mënyra se si po keqtrajtohen punonjës të administratës, të Bashkisë së Tiranës e shumë bashkive të tjera të vendit, përfshirë strukturat e PS, pa pikë turpi, të cilët detyrohen të nisen drejt Milanos për t’i mbajtur ison e propagandës së Edit.

Grupet e njerëzve që shkojnë e vijnë, brenda ditës apo 24 orëve, i quajnë delegacion nëpër mesazhe sepse nuk duan të duken keq nëse u dalin mesazhet, por thelbi është mëse i dukshëm – shumë shqiptarë po nisen drejt Italisë për takimin e Ramës. Është për t’u alarmuar dhe ardhur keq.

Ju lutem anonim.

Faleminderit


4 Comments

  1. Show me shqiptaret rrotc vazhdon…edhe Berisha ne 2008 e vazhdim me administrate te detyruar me urdher mbushte sallat. Persa kohe qe popullesht truthar do blihen e do shiten per nje vendpune

  2. A ti je rrot kari o dordolec vucidoli Te terbojne sukseset e Edi Rames Rrri aty ne arrest dhe pellit nga dritarja e halese ca idioteve brekgrisur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *