• |
ide | kryesore

Aksidentet në vendin e punës/ KSSH: Institucionet të mos qëndrojnë indiferente

Lajme, Të fundit


Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me 5 rastet e aksidenteve në vendin e punës që janë regjistruar këtë muaj. Në një reagim në rrjete sociale, KSSH shkruan se ky bilanc është një alarm, dhe se shkak për aksidentet dyshohet të jetë mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë. KSSH shprehet se këto shifra janë alarmante për një vend të vogël si Shqipëria, ndërsa shton se institucionet duhet të marrin masa dhe të mos qëndrojnë indiferente.

Reagimi i Plotë:

“Alarm, 5 të vdekur nga aksidentet në punë në 1 muaj! Në një kantier ndërtimi në Tiranë sot u shënua tragjedia e radhës, kur një 28 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme. Edhe këtë herë shkak i aksidentit në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë, teksa Inspektoriati i Punës vijon të jetë në gjumë dimëror. KSSH i shpreh ngushëllime familjes dhe kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky është aksidenti i 5 në punë më viktima për këtë muaj.

Në 21 Maj në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku, dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj. Në 9 Maj në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku, ndërsa dy ditë më pas në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni. Këto shifra janë dramatike për një vend të vogël si Shqipëria, ndaj institucionet që mos qëndrojnë indiferente.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *