• |
ide | kryesore

Sot në Kuvend pritet të kalojë për votim rezoluta anti-korrupsion, opozita mbetet skeptike

Lajme, Të fundit
Kuvend


Projekt-rezoluta anti-korrupsion pritet të kalojë sot në Kuvend për miratim. Rezoluta anti-korrupsion u fut në rend dite vetëm më votat e mazhorancës gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ndërsa opozita abstenoi pasi është skeptike për funksionimin e këtij mekanizmi të ri.

Miratimi i kësaj rezolute në parlament kërkon një shumicë të thjeshtë votash, çka do të thotë se mazhoranca mund ta miratojë vetëm me votat e saj. Pas miratimit të rezolutës mes palëve pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë e propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian. Kuvendi mblidhet sot në 13:00, ndërsa pas javës së gjelbër ligjvënësit do diskutojnë edhe për problematikat e evidentuara në zonë gjatë takimeve me qytetarët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *