• |
ide | kryesore

Aktorët e “Friends” ndihmojnë në hetimet për vdekjen e Perry

Paparazzi, Slider


Me rinisjen e hetimeve për vdekjen e aktorit Matthew Perry, aktorët e  “Friends” janë vënë në gatishmëri për të ndihmuar.

Dosja e çështjes nuk është mbyllur dhe hetimet janë ende në vazhdim, me autoritetet që po përpiqen të zbulojnëse kush e furnizoi Matthew  me ketaminë.

Sipas një burimi, aktorët e “Friends” janë të gatshëm, të ndihmojnë në hetimin për të gjetur njeriun që i dha aktorit ketaminë.

I gjithë kasti është ende i tronditur nga vdekja e Matthew. Jennifer dhe Courteney ishin më të afërta me të dhe të gjithë u takuan së bashku pas vdekjes së tij.

Ata janë duke u përpjekur të kujtojnë se me kë mund të ishte parë aktori kohët e fundit, por është e pamundur të kuptosh se kush mund ta ketë furnizuar atë”, tha burimi.

Ai më pas shtoi: Ashtu si pjesa tjetër e kastit, Jen dhe Courteney thanë se do të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar autoritetet të gjejnë se kush e furnizoi atë me sasi kaq të rrezikshme të një droge vdekjeprurëse.

Sipas mediave, dy të dyshuar tashmë janë marrë në pyetje dhe janë liruar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *