• |
ide | kryesore

Beleri flet nga burgu për mediat greke: Ndaj meje u bë grusht shteti

Arkiva, Lajme, Të fundit
beleri


“Marr forcë dhe kurajë nga mbështetja e banorëve të Himarës dhe të gjithë grekëve”. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe tashmë edhe kandidat për në Parlamentin Europian me “Demokracinë e Re”, Fredi Beleri foli nga burgu për gazetarin grek Antonis Schroiter të televizionit Alpha. Beleri tha se qëllimi i tij ishte të merrte detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës.

“Duke qenë se regjimi shqiptar dhe zoti Rama kontrollojnë drejtësinë dhe pothuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri, ata nuk më lejuan, në një grusht shteti, të merrja përsipër detyrat që më besoi populli i Himarës” – tha ai.

Në lidhje me kandidimin e tij, ai tha se “është një detyrim i madh, një nder i madh që i është bërë nga kryeministri grek. Më jep forcë dhe kurajë të vazhdoj luftën time për mbrojtjen e të drejtave të himarjotëve, por edhe të gjithë diasporës (greke) në Shqipëri”. Ai e quajti “padrejtësi” burgosjen e tij prej 1 viti, por shtoi se këto i kishte marrë parasysh kur hyri në betejën për kryebashkiak të Himarës.

“Nuk mund ta imagjinoni se sa mesazhe mbështetëse marr nga shumë bashkatdhetarë të mi nga të gjitha trevat e Greqisë”, – shtoi ai. “Në asnjë moment nuk kam menduar të bëj një kompromis me regjimin shqiptar apo të pranoj një zbritje për atë që besoj Lufta jonë është e drejtë dhe në fund do të fitojmë”, – tha ai prerazi. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Himara Autonome
    ZBeleri nje luftetar i mbrojtjes dhe lirive te drejtat e helenizmit mbar E pirotas
    Z Beleri megjith presjonet dhe santazhet politike te shwiperis esht krenar per rrugen e tij te paster dhe te ndergjegjeshme per kauzen dhe te drejtat e Himares dhe te helenizmit mbar Epirot
    Mundesia dhe menira e zgjedhur nga weveria e greqis dhe personalisht ndihma e zMicotawis per Euro deputet esht nje nder dhe nje perkujdesje we i kushton Himares dhe Vorjo zipiros
    Thire popullit mbare Himarjot dhe Epirot te lene dallimet partjake menjerane dhe si nje grusht i vetem
    Te votojne zBeleri si perfaqesus i tire me titullin e Euro Deputet i Dhimokratis
    Ku te perfaqesoje ne meniren e denje problematikat e popullit grek te vorjo ipiros dhe Himares ne vecanti
    ZBeleri esht i afte besnik dhe luftetar i ceshtjes Helenike
    I uroj dhe e pergezoj per vendosmerin dhe dinjitetin e tij i cili esht i pa lekundur ne mbrojtje te helenizmit dhe demokracis Evropjane
    I uroj nje fitore te thelle dhe nje mbeshtetje te forte nga populli grek i vorjo ipiros dhe ne vecanti nga populli mbar Himarjot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *