• |
ide | kryesore

“Nuk arrij të fle, kam makthe”: postimi i interistit Frattesi i referohet portierit rezervë të Veronës Perilli

Sport
Perilli


Një ndeshje argëtuese u zhvillua në Bentegodi mes Veronës, që zbriti në fushë tashmë e shpëtuar dhe kampionit të ri të Italisë Inter. Ndeshja ishte edhe një sfidë brenda sfidës mes Frattesi dhe Perilli.

SHANSI PËR PERILLI

Simone Perilli, portieri i dytë i Veronës, mbrojti portën e Hellas. Me shpëtimin tashmë të siguruar, Baroni u dha hapësirë lojtarëve që luajtën më pak gjatë sezonit. Kështu Montipò, portieri titullar i Veronës u ul në pankinë, duke i lënë vend portierit të dytë Perilli. E në atë ndeshje, portieri u shndërrua praktikisht në një makth për Davide Frattesi.

Lexo më tej: Zazzaroni shkatërron Zhang: “Te Inter aplikoi skemën Ponzi”

“KAM MAKTHE”

Frattesi nuk arriti të gjente rrugën drejt golit në rezultatin 2-2 final. Në fakt, golat u shënuan të dy nga Arnautovic. Mesfushori italian, megjithatë, u bllokua disa herë nga portieri i dytë i Hellas. Në fund të ndeshjes Frattesi postoi një frazë në rrjetet sociale që ishte krejtësisht i kuptueshëm: “Nuk më zë gjumi, kam makthe”. Është e qartë referenca për super performancën e zëvendësuesit Perilli që priti gjithçka. Përgjigja e portierit ishte e shpejtë: “E imagjino se dje as nuk u impenjova shumë”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *