• |
ide | kryesore

Raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë, Sejko: Informaliteti, ndikim negativ

Lajme, Të fundit


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka raportuar në Komisionin e Ekonomisë, lidhur me raportin vjetor të BSH.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se kreditë me probleme kanë ardhur duke u ulur, ndërsa nënvizoi se inflacioni shënoi rënie graduale të vazhdueshme gjatë vitit 2023. Sipas tij rënia e inflacionit u shfaq me shpejt tek artikujt ushqimore dhe më ngadalë tek artikujt e shërbimeve.

“Niveli i inflacionit mbi objektiv dhe gjendja pozitive ekonomisë ndikuan në situatën pozitive aktuale. Tashmë inflacioni është në nivele objektive, megjithatë duhen politike ekonomike për stabilitet”, tha ai.

Më tej shtoi se forcimi i lekut ka qenë i vazhdueshëm.

“Sektori bankar shqiptar e mbylli vitin 2023 me një rezultat pozitiv. Rreziqet e sistemit bankar mbeten të kontrolluara. Investimi i vazhduar në vite ka forcuar rezistencën ndaj sektorit bankar ndër vite. Gjatë vitit 2023 kemi vijuar punën për forcimin e rrjeteve të sigurisë në sistemin financiar. Janë shënuar dy arritje vitin e shkuar, dalja e Shqipërisë nga lista gri përbën pikën më kulmore dhe është një arritje me rëndësi për vendin pasi tregon përkushtimin kundër korrupsionit dhe luftës kundër terrorizmit”, tha ndër të tjera Sejko.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *