• |
ide | kryesore

Spanja: Situata e Palestinës ndryshe nga ajo e Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Spanja


Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës ka thënë se situata e Kosovës me shtetin palestinez është krejtësisht ndryshe, teksa ka përsëritur se nuk ka ndryshuar qëndrim për shtetësinë e Kosovës.

Spanja është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian – bashkë me Qipron, Greqinë Sllovakinë dhe Rumaninë – që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Arsyeja kryesore për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Spanjës besohet se lidhet me qëndrimin spanjoll karshi aspiratave të rajonit verilindor të saj, Katalonjës, që të pavarësohet.

Ky rajon ka pasur disa përpjekje të pasuksesshme që të ndahet nga Spanja, ndërsa Madridi zyrtar e ka kundërshtuar ashpër këtë lëvizje.

“Situata në Palestinë është ndryshe. Njohja e shtetit të Palestinës nuk prek në integritetin territorial të Izraelit, pasi ai territor nuk ka qenë asnjëherë ligjërisht pjesë e shtetit të Izraelit”, ka thënë Elena Aljarilla Cortezon, këshilltare për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës, në një përgjigje për REL.


2 Comments

    1. Po fjalët e tjera si janë krijuar?!

      Apo kanë qenë bashkë me njeriun që nga shfaqja e njeriut dhe nuk lejohet krijimi i fjalëve të reja!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *