• |
ide | kryesore

Al-Khelaifi si presidentët e klubeve shqiptare: nuk i paguan Mbappé rrogën e prillit e bonusin që i takonte

Sport
Al-Khelaifi


Vazhdon në mënyrën më të dhimbshme të mundshme ndarja mes Kylian Mbappé dhe PSG. Sipas L’Equipe, në fakt, avokatët e kampionit francez dhe ata të klubit të Nasser Al-Khelaifi janë duke punuar për një çështje delikate ekonomike. Presidenti i klubit francez nuk i ka paguar Mbappé pagën e muajit prill dhe as një bonus që i takonte muajit shkurt. Në total, sulmuesi i Les Bleus i kërkon ish-klubit të tij rreth 80 milionë euro detyrime të prapambetura. Një veprim që e dinë mirë futbollistët në Shqipëri, që shpesh mbeten pa i marrë muajt e fundit të kontratës, kur largohen nga klubi i tyre. Por ja që ky variant paska shkuar deri te emiri katariot.

Shifra nuk është e rastësishme, por korrespondon me “bonusin e besnikërisë” që Mbappé tha se ishte gati të hiqte dorë për t’u rikthyer në skuadër verën e kaluar, pas thyerjes që lidhej me dëshirën e tij për të mos rinovuar kontratën. Al-Khelaifi kishte vendosur që gjithsesi t’ia paguante ato para sulmuesit të tij dhe më pas t’i kërkonte Real Madrid si kompensim. Klubi i Florentino Perez, natyrisht, refuzoi, duke mohuar çdo përfshirje në çështjen e mos rinovimit dhe kështu presidenti i parisienëve ka vendosur t’i mbajë direkt nga lojtari.

Lexo më tejVideo intime e audio kompromentuese: Policia bastis shtëpinë e Al Khelaifi, i denoncuar për pengmarrje e torturë

Historia mes Mbappé dhe PSG tashmë ka përfunduar zyrtarisht. Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe ai tashmë ka shpallur lamtumirën e tij, me Real që e pret krahëhapur. Megjithatë, tensionet nuk tregojnë shenja uljeje.


1 Comment

  1. Per idiotetve lapsit(bushtatit) qe edhecartikujt me gjase i perkthejne me google translate e qe flasin idiotesira

    “Mbappe signed his last contract with PSG in 2022, a two-year deal worth some 72 million euros before tax. On top of that there was a stratospheric signing-on fee of 150 million euros, to be paid in three instalments, and a loyalty bonus of 70 million euros for the first year and 80 million euros for the second year”.

    Kaq e thjeshte eshte dhe ska te beje fare me bonusin e besnikerisecsevai dihet qe mbappe ka hequr dore.Jane rroga dhe bonuse mujore o idiote te dobishem te bushatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *