• |
ide | kryesore

Carlo Marchetti, noteri që është gati të bëhet president i Inter

Sport
Marchetti


Carlo Marchetti mund të jetë presidenti i ri i Inter. Fondi Oaktree, pronari i ri i klubit zikaltër, po ndërmerr hapat e parë për të kuptuar më mirë zonat e ndryshme të shoqërisë, por në pritje të mbledhjes së aksionarëve më 4 qershor, duhet të zgjidhet presidenti i ardhshëm. Një nga favoritët për këtë rol është Marchetti, një noter milanez tashmë në Bord prej tre vitesh dhe një tifoz i Inter. Do të ishte një mbrojtje më shumë për fondin amerikan, duke qenë se vetë Marchetti, së bashku me Amedeo Cassarai, ishin dy administratortët e pavarur të zgjedhur direkt nga Oaktree.

Për këtë arsye Marchetti do të rikonfirmohet në Bordin e ri të Drejtorëve. Duke qenë i vlerësuar si nga drejtuesit amerikanë ashtu edhe nga ata italianë, ai është favoriti për t’u ngritur në nivel dhe për të marrë një rol edhe më institucional siç është ai i presidentit.

Marchetti punon në firmën noteriale me të njëjtin emër, që merret me të drejtën e korporatave, financiare dhe bankare, duke ushtruar profesionin që nga viti 2004. Përveç kësaj, ai është autor i disa publikimeve mbi të drejtën krahasuese kontraktuale dhe të korporatave si dhe profesor i rregullt i të drejtës private krahasuese në Universitetin e Milanos. I lindur në vitin 1973, ai është djali i Piergaetano Marchetti, super konsulenti i Guido Rossi në krijimin e Consob dhe president i RCS për tetë vjet.

Për më tepër, Carlo Marchetti është president i Fondazione di Comunità Milano, Check Point dhe Xgen Venture si dhe është në bordin e drejtorëve të Agrati Group, Colussi dhe Goglio.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *