• |
ide | kryesore

Vetëdorëzohet në polici një nga dhunuesit e avokatit të Berishës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Teksa drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj po jepte informacione për ngjarjen e rëndë ku u dhunua avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, ai u informua se një nga autorët është vetë dorëzuar në polici. Bëhet fjalë për shtetasin Dorian Alia, 32 vjeç.

Vocaj tha se 4 autoret e sulmit jane Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia, ky i fundit u vetëdorëzua në momentin kur po jepej konferenca per shtyp.

Ai sqaroi të gjithë dinamikën e ngjarjes, ndërsa sqaroi se Romario Tabaku ka larguar autorët e ngjarjes me një makinë audi.

Sipas Vocajt, avokati Sokol Mëngjesi është dhunuar nga 4 personat për shkak të detyrës.

“Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në Apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë. Proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar nga ai. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me studion ligjore.

Është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano 58 vjeç banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciative, i dyshuar si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale”, tha Vocaj.


5 Comments

  1. Versioni i policise eshte :Qesharak,dhune e tmerrshme dhe opsioni i policise i piste !!!!Me siguri ka shume per te fshehur dhe prandaj eshte aty Tonin Vocaj,nje element ne sherbim te krimit,dihet !!!

    1. Ky eshte I cuditshem se eshte shef ne te dyja anet. Dhe kur eshte PD dhe PS. Ky ose do jet vertet I mir ose do jet si Balla, shoku narkos-ve . Se ska rrug te mesme.

  2. Duhet të jetë diçka e madhe në mes që u përdor dhunë e tillë me qëllim eliminimin e avokatit.
    Versioni i policisë kam mendimin që fsheh këtë gjë të madhe. Vërtet që janë individualizuar personat por kurrë nuk mund të mbyllet brenda ditës hetimi i një sulmi kaq mizor dhe me një variant akuze që se gjen kurrë në analet botërore të jurisprudencës, prandaj që diçka po fshihet. Dhe ai që është dorëzuar ka marrë urdhëron për këtë gjë!!

  3. Haini m… te gjithe ju mbeshtetesit te Sali krimineit. Sulmi ndaj avokatit nuk ishte politike dhe nuk kishte te bente fare me Edi Ramen apo me Sali komunistin por ishte thjeshte ceshtje pronash ku vet avokati kishte mbrojtur njeren pale ne gjyq. Sali Berishes i eshte bere goja b… dhe nuk di cfar flet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *