• |
ide | kryesore

Zbulohet plantacioni i drogës në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Lajme, Të fundit


Katër shqiptarë janë arrestuar nga Policia në Greqi pasi dyshohet se janë pronarët të një planatcioni me kanabis të ndërtuar të ishuLLIn grek Evias. Në pranga kanë rënë Mustafa Gjolleshi, 36 vjeç nga Lazarati, Edvin Xhaferi, 45 vjeç nga Delvina, Obert Laraj 37-vjeç nga Libohova dhe Ardjan Shipi 52-vjeç nga Tirana.

Si ishte i organizuar grupi?

Policia greke kishte siguruar informacion se prej muajit prill të këtij viti, shqiptarët kishin ngritur një grup kriminal duke kultivuar në një zonë pyjore në Manikia të ishullit Evia në Greqi, një parcelë me cannabis sativa. Në kuadër të një operacioni të zhvilluar dje në mëngjes në vendin e dyshuar, u kap fillimisht Obert Laraj i cili ishte duke u kujdesur për bimët,

Në vendin e ngjarjes u gjetën të kultivuara në 6 zona 1061 bimë narkotike cannabis sativa nga të cilat 103 në forma plastike si dhe dy çadra të ngritura enkas dhe pajisje për ujitjen e bimëve të furnizuara nga një burim. Operacioni ka vazhduar në një banesë në Seta të Evias, ku është arrestuar Ardjan Shaipi, 51 vjeç nga Tirana, i punësuar si shofer në një kompani Security. Në zonën e Filadelfias dhe Kipselit në Athinë, policia ka vijuar operacionin duke vënë në pranga 36-vjeçarin nga Lazarati, Mustafa Gjolleshi, mbajtës edhe i dokumenteve të ligjshme greke si dhe 45-vjeçarin nga Delvina, Edvin Xhaferi. Këta dy të fundit sipas policisë greke ishin përgjegjës për organizimin e kultivimit të fidanëve të drogës, furnizimin dhe transportin e pajisjeve dhe furnizimeve nëpërmjet bashkëpunëtorëve në zonën e plantacionit si dhe transportin e drejtpërdrejtë të bashkëpunëtorëve të tyre në zonë, Laraj merrej me kujdesin e bimëve ndërsa Shaipi me transportin e anëtarëve të grupit dhe furnizimeve duke përdorur mjetin e kompanisë ku punonte.

Sipas policisë greke Gjolleshi dhe Xhaferi, për të vështirësuar identifikimin e tyre apo lidhjen e mundshme me veprimtarinë e paligjshme, kanë përdorur për lëvizjen e tyre një automjet pune me të dhënat e një pronari vendas dhe kur kishte defekt mekanik u detyruan të përdorin mjetin privat të Gjolleshit. Gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 1500 fara cannabis sativa, telefona celularë dhe karta SIM, 940 euro dhe 1 automjet. Vlerësohet se fitimet e mundshme nga tregtia e drogës mund të shkonin në 1 milionë euro.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *