• |
ide | kryesore

Berisha: Komisioni “Xhafa”, përpjekje e turpshme për të mashtruar shqiptarët

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha shqiptarët


“Një përpjekje të turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Rama për vjedhjet, por fajin e ka korrupsioni”. Kështu e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha miratimin nga parlamenti të komisionit anti-korrupsion.

“Sot parlamenti votoi komisionin Xhafa, si një përpjekje të turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Edi Rama, ministrat dhe qeveritarët e tij që vjedhin ditë e natë, por fajin e ka korrupsioni, të cilin ata me komisionin Xhafa do ta luftojnë.

Nuk ka ironi, nuk ka parodi më të madhe se sa krijimi i komisionit me të cilin Edi Rama duhet të bindë shqiptarët se nuk është ai fajtor për vjedhjen e qindra mijëra apo miliona eurove me të cilat ndërtoi sarajet e tij në Surrel me parkun 5 mijë metra katrorë, por është korrupsioni, të cilin ai do ta luftojë” – thotë Berisha që shton se ky është një mashtrim i Ramës.

“Me aktin e sotëm Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët se nuk është ai hajduti që u bë kryeministër pasi kishte depozituar 200 milionë euro offshore sipas raportit të OSBE. Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa. Miqtë e mi, sot ishte dita e mashtrimit të madh dhe e turpit në parlament.

Edi Rama me votën e komisionit të sotëm u thotë shqiptarëve se nuk janë të vjedhura paratë e pallatit pesëkatësh që solli Linda në pajë pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare apo ndërtimore. Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa.

Edi Rama, me komisionin Xhafa përpiqet t’u thotë shqiptarëve se nuk janë fajtorë ai dhe Erion Veliaj për vjedhjen dhe zhdukjen e 136 milionë eurove me djegësin e Tiranës. Por fajin e ka korrupsioni dhe ai tani do të ndëshkohet nga Fatzi Xhafa” – tha Berisha për mbështetësit e tij në tubimin e përnatshëm me mbështetësit e tij. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Sakte, shpresoj se Berisha nuk do e beje gabimin te mbeshtese Ramen ne keto iniciativa qe do e nxjerrin lakuriq para USA, UK & EU. Deri tani Dumani nqse nuk arreston Veliaj e Ramen, ne mos i perlyer me para korruptive atehere eshte vegel e frikur qe nuk do behet kurre nje hero i Shqiperise!

  2. Buzhala ka shprehur indinjatën e tij në rrjetet sociale për sulmin që një grup militantësh të Rithemelimit i bëri Veliajt, kur ai u paraqit si person në dijeni në SPAK. “Kur llogaridhënia shoqërohet me turma që shajnë, që klithin, që gjuajnë, që janë të gatshëm të të sulmojnë edhe fizikisht, kemi të bëjmë me linçim”, ka deklaruar ai.

    1. Na plasi kari , lali erit i kemi bere gati fustanin e dasmes kur te shkoje te vendi. Ti zotrote nqs ndihesh i revoltuar ul breket dhe shko qiu ne vend te lalit. Do te ta dije per nder partia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *